E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne kerkimet e sotme per gjetjen e trupit te Julian eles ne Sharre

Mbyllen për sot kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës në Sharrë, të cilat nuk sollen asnje rezultat. Megjithate pritet qe ky proces te rinise neser. Familjarët ishin vendosur në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, që në orën 7:00 të mëngjesit. Kanë dëgjuar se do nisnin kërkimet intensive nga forcat ushtarake të Xhenios.

Në orën 11:20 ky eskavator i firmës së grumbullimit të mbeturinave lëvizi kovën e parë më mbeturina.

Janë edhe 4 punonjës dhe 4 përfaqësues të grupit hetimor. 

Është vendi, ku është shënuar në procesverbal, se janë hedhur plehrat e qytetit në fund të nëntorit dhe fillimin e dhjetorit.

45-vjeçari Ardian Prenjasi kishte shënuar këtë vendin këtu se të nësërmen e vrasjes ka parë batanijen me të cilën kishte mbuluar trupin e pajetë të Julian Çelës.

Mungesa e forcave xheniere dhe vonesa 3 ditë për fillimin e kërkimeve, sikur u ka dhënë zemër familjarëve duke menduar se policia mund të ketë ndërruar versionin e vrasjes.

Në rast se ky eskavator i vetëm do punojë çdo ditë familjarëve do u duhet rreth 3 muaj për të mësuar versionin përfundimatar të policisë pas pohimeve të Prenjasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›