E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështojnë negociatat mes minatorëve dhe ACR-së

Takimi është mbajtur në një nga lokalet pranë Ministrisë së Punës, e jo në këtë institucion, ku kishin kërkuar gjashtë përfaqësuesit e minatorëve.

Administratori i ACR-së iu ka komunikuar minatorëve se do të paraqesë pranë bordit drejtues kërkesat e tyre dhe pastaj do të ketë një përgjigje përfundimtare. Kjo ka sjellë zhgënjimin e radhës, pasi sot pritej të kishte edhe një marrëveshje konkrete.

Sindikata e Minatorëve njofton se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa kreu i Konfederatës së Sindikalistëve, Kolë Nikolla ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit, partive politike dhe ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj situate.

Mësohet se më parë Nikolla ka pasur një përplasje edhe me kryebashkiakun Roland Keta, i cili mendohej të ishte edhe ndërmjetësuesi mes palëve.

Ndërkohë, 13 minatorët e ngujuar në minierën e Bulqizës vazhdojnë grevën e urisë. Ata ndodhen prej 19 ditësh në 1 400 metra thellësi të minierës, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. /Start/

                                                                                             2011-08-12 13:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›