Ndotja e mjedisit, ndëshkim operatorëve që stakojnë filtrat
10/03/2010 Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, në Elbasan: Do dal vetë në terren
ELBASAN- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, tha se problemet e ndotjes së mjedisit në Elbasan duhet të zgjidhen një herë e mirë. Ai u ndal në fushën e mbeturinave dhe në sinjalizimet për stakimin e herëpashershëm të filtrave nga operatorët industrialë me qëllim kursimin e energjisë elektrike. Basha ka propozuar zgjidhje rajonale për problemet e mbetjeve urbane. “Pa dashur të hyj në kompetencat e qarkut për çështjet konkrete dua të them se nuk ka dhe nuk mund të ketë progres pa një përqasje rajonale. U fol këtu për mbeturinat. Përqasja rajonale është mënyra e vetme për të zgjidhur këtë problem këtu në qarkun e Elbasanit dhe kudo në çdo qark tjetër të Shqipërisë. Mbetjet urbane nuk janë dhe nuk mund të jenë problem i një komune. Ato shpesh kanë të bëjnë jo vetëm me një, por me disa qarqe të marra së bashku. Prandaj u bëj thirrje të gjitha njësive vendore për të zgjidhur në mënyrë të organizuar problemet e mbetjeve, pasi një bazë ligjore e lejon këtë nëpërmjet bordeve për ta bërë të detyrueshme këtë zgjidhje. Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet sot Elbasani do të ishte e mundimshme të hiqet dorë nga projekte individuale, por është pafalshme nëse mendohet individualisht dhe nuk ka një vizion më të gjerë dhe më largpamës”. Ministri është ndalur në ndotjen e mjedisit në Elbasan. Ai ka theksuar se duke përdorur edhe policinë e shtetit do të jetë ai vetë që do të kontrollojë nëse operatorët përdorin apo jo filtrat e ajrit për të kufizuar ndotjen e mjedisit. “Ndotja e lartë e mjedisit. Pas presionit të qeverisë qendrore që operatorët industrial të merrnin masat e domosdoshme, Inspektorati i Mjedisit këtu ka si detyrë parësore me ligj dhe të përditshme dhe në çdo orë lehtësirat e këtyre operatorëve si filtrat apo energjia të kryejnë funksionin e tyre. Nëse stakohen qoftë për të kursyer energjinë apo filtrat e pasi nuk janë pak, por janë të shumta sinjalizimet për abuzim mbi regjimin e përdorimit e filtrave. Inspektorati e ka këtë detyrë parësore. Por unë si ministër i Brendshëm dhe si deputet i qarkut të Elbasanit bashkë me policinë e qarkut do të monitoroj vetë në çdo orë të ditës dhe të natës përdorimin e këtyre filtrave dhe të faciliteteve të tjera mjedisore të operatorët industrialë që veprojnë në Elbasan. Në këtë kuadër ndonëse nuk ka përmirësime në situatën mjedisore ne do të kërkojmë arritjen e parametrave plotësisht normale për qytetarët elbasanas për t’u krahasuar me mesataren evropiane”, përfundoi ministri.