Dështojnë sërish bisedimet për Iranin

Shefi i agjencisë ishte përpjekur të siguronte qasje në impiantet iraniane, përfshirë atë në Parchin, nën dyshimin se po përdorej për eksperimente të lidhura me bombën bërthamore.
Por mungesa e progresit në bisedimet e zhvilluara në Vjenë ishte zhgënjyes, ka deklaruar kryeinspektori Herman Nackaerts. Nga ana e tij, Irani vazhdoi të mohon akuzat se programi i tij ka karakter ushtarak.
Ambasadori iranian në ANEA, Ali Ashghar Soltanieh, tha se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të shuar shqetësimet e vendeve të tjera.
“Ne jemi gati t’i dëshmojmë botës se aktivitetet tona janë ekskluzivisht për qëllime paqësore dhe se asnjë nga këto dyshime nuk është i vërtetë”, deklaroi Soltanieh.
Më shumë bisedime mes Iranit dhe gjashtë fuqive, Britanisë, SHBA, Kinës, Francës, Rusisë dhe Gjermanisë do të mbahen së shpejti në Moskë.
Diplomatët thonë se dëshirojnë që Irani ta ndërpresë pasurimin e uraniumit dhe të heqë dorë nga pretendimet e tij bërthamore.