E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon Arsenali, pëson humbje nga Wigan Athletic

Arsenali ka pësuar humbje prej 1-2 nga Wigan Athletic në përballjen e zhvilluar të hënën mbrëma në Emirates Stadium.

Mysafirët krijuan avantazh të dyfishtë në fillim të takimit me golat e Franco Di Santo (7’) dhe Jordi Gomez (8’).

Thomas Vermaelen arriti ta ngushtojë avantazhin (21’), mirëpo deri në fund të ndeshjes nuk pati gola të tjerë.

Arsenali mbetet në kuotën e 64 pikëve dhe nuk e rrezikon pozitën e tretë, ndërkaq Ëigani largohet paksa nga fundi i tabelës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›