Lushnja arrin fitore te rendesishme 2-1 ne Kavaje ndaj Beses

Mund të thuhet pa frikë se ka fituar një derbi. Ka udhëtuar vetëm 30 kilometra nga qyteti i saj për në Kavajë dhe ka fituar 2-1 ndaj Besës. Këtë e ka bërë Lushnja, në kryendeshjen e javës së 25-të të Kategorisë së Parë, duke forcuar shpresat për t’u ngjitur në Superligë, qoftë nëpërmjet plej ofit, qoftë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ishte një përballje e fortë pasaj kavajasit ishin vetëm 1 pikë prapa myzeqarëve, pra një fitore i ngjiste në vendin e tretë. Por, skuadra e trajnerit Saimir Malko u tregua më e zonja, duke kaluar së pari në epërsi me anë të Dervishit në minutën e 19-të, ndonëse Besa u përgjigj duke barazuar me golin e Bubeqit në minutën e 66-të.
Vendimtare ishte rrjeta e të zakonshmit Canka, shënuar 7 minuta para fundit. Kavajasit patën raste për të shënuar më shumë se një gol, por gjithsesi fitorja mike ishte e merituar.
Gjithsesi, kreu nuk ndryshoi edhe aq. Të gjitha ekipet pretenduese fituan, madje shumica jashtë fushe. Luftëtari i Gjirokastrës mundi 3-2 Ilirinë në Fushë Krujë, Besëlidhja fitoi 1-0 në Gramsh, ndërsa Kukësi triumfoi 6-1 në fushën e tij ndaj Vlorës. Kur duhen edhe 5 ndeshje deri në fund, Luftëtari kryeson me 59 pikë, Kukësi ka 56, Lushnja 53, ndërsa Besëlidhja e Besa nga 48. Dy ekipet e para ngjiten direkt në Superligë, dy të tjera e provojnë me plej of.