PSG nuk arrin te fitoje ne ne fushen e Okserrit

Për pak e shfrytëzoi humbjen e Monpeljesë për t’u bashkuar me të në krye. Por, kjo nuk ndodhi. Paris SG u ndal në një barazim 1-1 në fushën e Okserrit ndërsa fitorja i shpëtoi nga duart vetëm në minutën e 86-të. Skuadra e Karlo Ançelotit e nisi shumë mirë takimin duke shënuar shpejt me anë të brazilianit Nene që u ndihmua nga sulmuesi Gameiro.
Në pjesën e dytë, Okserr goditi shtyllën duke qenë i pafat, por edhe parizienët u përgjigjën me një rast të Nenesë i cili u ndal vetëm nga ndërhyrja e shpejtë dhe e sigurt e portierit vendas.
PSG nuk arriti të shënonte një gol të dytë për ta pasur fitoren të sigurt, ndërsa goditjen e mori në fund. Okserr barazoi 4 minuta para fundit pas një këmbënguljeje. Megjithëse portieri mik Sirigu e ndaloi gjuajtjen e parë, në të dytën sulmuesi Antoni Le Tale shënoi për 1-1.
Paris SG mbetet në kuotën e 64 pikëve, dy prapa Monpeljesë e cila e kishte humbur ndeshjen e saj, 1-2 në fushën e Lorientit.
Por, tashmë, pranë kreut është afruar edhe kampionia në fuqi Lilë, pasi fitoi thellësisht 4-1 në shtëpi ndaj Ajasios. Lilë pati epërsi të plotë dhe arriti deri në avantazhin 4-0, me golat e shënuar nga Pular (një autogol), Xho Koul, Xhani Bruno dhe Eden Hazar me penallti. Samaritano ngushtoi shifrat për miqtë në minutën e fundit. Lilë është ngjitur në kuotën e 59 pikëve pas 32 ndeshjeve, 7 pikë larg vendit të parë, ndërsa duhen edhe 6 ndeshje deri në përfundim.