NBA Lejkersat fituan ndaj Dallasit pas kohes shtese

Është e habitshme, por ata kanë 4 fitore radhazi pa liderin e tyre. Kalifornianët e Lejkërsave ia dolën të fitonin edhe ndaj Dallas Maveriksave në mungesë të Kobi Brajantit, duke triumfuar 112-108 pas kohës shtesë, në parketin e shtëpisë së tyre. Në mungesë të Kobit të dëmtuar, kontributi erdhi nga të tjerët. Pau Gasol shënoi 20 pikë, përfshi edhe 2 3-pikësha, diçka që nuk është specialitet i tij, ndërsa spanjolli kapi edhe 10 topa në tabela si dhe shërbeu 5 asistë. Bajnum shënoi 23 pikë dhe kapi 16 topa në tabela, ndërsa për Dallasin nuk ia doli me gjithë 24 pikët e Dirk Novickit dhe 14 topat që gjermani kapi në tabela.
Majemi fitoi në Nju Jork ndaj vendasve, 93-85, edhe pse lojtari vendas Karmelo Entoni u tregua i jashtëzakonshëm duke shënuar 42 pikë. Ai kapi edhe 9 topa në tabela si dhe dha 5 asistë. Për nënkampionët e NBA-t, Xhejms shënoi 29 pikë dhe kapi 10 topa, Uejd shënoi 28, ndërsa Kris Bosh realizoi 16 dhe kapi 14 tabela.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy fitorja e Çikagos në fushën e Detroitit me rezultatin 100-94, por gjithashtu pati një sukses jashtë fushe nga Bostoni i ringjallur, 94-82 në fushën e Sharlotës. Fitore të thellë arriti edhe Orlando në fushën e Klivlendit, 100-84.
Në renditje, Çikago kryeson me 46 fitore e 14 humbje, ndërsa duhen edhe 6 ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt. Pas saj vijnë Oklahoma, San Antonio dhe Majemi.