E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca mbështet bisedimet për veriun e Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovës, Jean Francua Fitou e ka cilësuar si të brishtë situatën në pjesën veriore të Kosovës. Në një intervistë për “Kosova Sot”, Fitou ka deklaruar se për momentin ekziston mundësia që situata e tensionuar të përshkallëzohet dhe për këtë sipas tij ka arsye ekonomike, sociale, politike dhe arsye diplomatike. Por, sipas tij, ajo që është shumë e rëndësishme është që t`i jepet popullatës një vizion në kuadër të jete evropiane, edhe pse për momentin gjërat nuk janë edhe aq të mira.
 

I pyetur nëse mund të ndodhë ndonjë spastrim në pjesën veriore të vendit, pas largimit të familjeve shqiptare nga atje, Fitou theksoi se kjo është një çështje e rëndë. “Qëllimi dhe objektivi i të gjithëve duhet të jetë që secili person të jetojë në paqe në vendin që e zgjedh ai. Personi i ndjerë, z.Haradinaj, i cili është vrarë në kushte shumë të këqija, memoria dhe shpirti i tij meritojnë të ketë një proces hetimi dhe drejtësia të mbizotërojë për atë që ka ndodhur”, ka thënë Fitou. Ai ka deklaruar se veriu i takon Kosovës dhe se për integrimin e tij duhet që të gjithë të bëjnë përpjekje.
 

Duke folur për bisedimet, ambasadori francez shprehet skeptikë sa i përket fillimit të bisedimeve të reja Kosovë-Serbi, pasi sipas tij janë zgjedhjet në Serbi. “Fatkeqësisht mendoj se kjo do të marrë pak kohë. Janë zgjedhjet në Serbi, pastaj formimi i koalicionit qeverisës dhe nuk dihet që të presim që Qeveria të jetë vetëm e përkohshme të marrë vendime të rëndësishme për dialogun”, tha ndër të tjera Fitou.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›