E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshton Komisioni i Superiores mbledhja degjeneron me sharje

Kerkohej largimi i kryetarit Kokedhima. Perfundimi 4 ore skandal e konflikte verbale

Duhej te ishte nje takim konstruktiv por perfundoi mes skandalit. Ishte parashikuar te pakten ne leter qe te percaktoheshin disa standarde ne permiresimin e futbollit megjithate situata degjeneroi me sharje nga me te ndryshmet. Komisioni i Klubeve te Superiores eshte ndoshta organi me problematik ne futbollin shqiptar. Edhe pse jeteshkurter ndash ku eshte krijuar gjate muajve te veres si nje menyre per te testuar nese skuadrat elitare ne vend jane gati per te kaluar me pas ne Ligen profesioniste ndash ai vazhdon te prodhoje polemika. Ngjarja me e fundit ka ndodhur gjate dites se djeshme ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit ku drejtuesit e 12 ekipeve me te mira ne vend ishin mbledhur per te diskutuar sipas rendit te dites per projektin e organizimit te sistemit te gjykimit dhe per krijimin e dhomes se zgjidhjes se konflikteve. Megjithate nje pjese e klubeve kerkonin votebesimin e kryetarit Koco Kokedhima dhe ne momentin kur pretendimet e tyre nuk u moren parasysh nisi nje furtune sulmesh verbale ndaj drejtuesit te komisionit.

Mbledhja nisi ne oren 12.00 te mesdites ndersa i pranishem ishte kreu i FSHF-se Armand Duka. Qe prej fillimit presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i cili ishte iniciatori i kerkeses per largimin e kryetarit Kokedhima ka kerkuar qe ne rendin e dites te perfshihej votebesimi. Drejtuesi i skuadres mallakastriote eshte mbeshtetur edhe nga presidenti i Vllaznise Valter Fushaj ai i Beses Nexhat Bizhdili dhe drejtuesi i Lacit Pashk Laskaj. Gjithsesi kerkesa e tyre nuk eshte marre parasysh pasi sipas Kokedhimes dicka e tille nuk ishte parashikuar. Ai u ka sqaruar kater kundershtareve se ne menyre qe ky pretendim te shqyrtohet me pare nevojitet nje peticion i nenshkruar nga te pakten 7 presidente te ekipeve te Kategorise Superiore. Nderkohe per largimin e kryetarit te komisionit nevojitet miratimi i pjeses derrmuese te klubeve qe ne gjuhen e shifrave perkthehet ne 10 vota pro nga 12 te mundshme. Per me teper fjalen e fundit per ndryshimin e drejtuesit e ka Komiteti Ekzekutiv i federates. Duke qene se kerkesa per votebesim nuk u mor ne konsiderate Kapllanaj Fushaj Bizhdili e Laskaj ngulmuan ne deshtimin e mbledhjes. Gjate mbledhjes se Komisionit te Superiores qe zgjati afro kater ore nuk u arrit te diskutohej per asnje pike tjeter. Pas sharjeve ne drejtim te kryetarit Kokedhima mbledhja e zhvilluar me dyer te mbyllura u nderpre. Ofendimet personale ne adrese te presidentit te nderit te Apolonise kane vazhduar edhe ne syte e gazetareve te pranishem.

Pas debateve maratone e qe nuk sollen asnje konkluzion per permiresimin e rregullave te lojes i pari qe u largua ishte drejtuesi i Shkumbinit Ylli Ndroqi i cili ishte dukshem i merzitur nga episodet e ndodhura. Me pas ai deklaroi se do te largohej nga posti i presidentit te klubit peqinas. Pas tij mbledhja u braktis nga presidenti i Flamurtarit Shpetim Gjika ai i Dinamos Besnik Sulaj dhe nga Koco Kokedhima. Nderkohe kreu i Vllaznise Fushaj dhe homologu i tij i Beses Bizhdili te cilet kane kohe qe flasin publikisht per largimin e Kokedhimes nga drejtimi i Komisionit te Superiores kane bere te ditur se nuk do te marrin me pjese ne bisedime per sa kohe kerkesa e tyre nuk plotesohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›