E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Gerbovic goleadori i minutes se fundit

Sulmuesi boshnjak i Shkumbinit Altin Gerbovic mund te konsiderohet si lojtari i minutes se fundit. Kete te pakten e tregojne statistikat e tij gjate ketij sezoni.

Sulmuesi shume pak i aktivizuar si nen drejtimin e ish-trajnerit Mirel Josa ashtu dhe me pasuesin e tij Agim Canaj ka nje kontribut te vecante ne 17 piket e grumbulluara nga Shkumbini ne 13 javet e para pasi rezulton se te pakten gjysmat e pikeve 9 te tilla jane vendosur nga golat fitues te realizuar nga boshnjaku.

Gjate 178 minutave te aktivizimit te tij ne 8 ndeshje ai ka realizuar 3 gola duke qene ai golashenuesi i dyte me i mire i skuadres pas Bekim Kulit 6 gola ne 12 ndeshje 1054 minuta. Konkretisht 24-vjecari Altin Gerbovic ne sezonin e tij te dyte me Shkumbinin ka realizuar ne fitoret kunder Vllaznise 1-0 java e 8-te me nje gol ne minuten e 88-te atehere kur te gjithe ne Peqin mendonin barazimin.

Ne fitoren 2-1 ndaj Elbasanit ne Ruzhdi Bizhuta ish-lojtari i Nova Pazarit Gerbovic shenoi golin e fitores pikerisht ne minuten e 89-te. E njejta situate u perserit edhe ne fitoren 2-1 te Shkumbinit ndaj Lacit kur Gerbovic realizoi ne minuten e 88-te golin e fitores se peste sezonale te peqinasve.

18 golat e Shkumbinit gjate 13 javeve te para mbajne firmat e Bekim Kulit 6 Altin Gerbovicit 3 Robert Grizhes 3 Arlind Nores 2 Emiljano Veliajt 2 Fejzo Shenajt 1 dhe Roland Dervishit 1.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 02 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›