Jep doreheqjen presidenti i Shkumbinit Ylli Ndroqi

Presidenti i Shkumbinit Ylli Ndroqi dha doreheqjen pas mbledhjes se presidenteve te Komisionit te Liges Profesioniste te mbajtur dje ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit. Ndroqi sqaroi se kjo doreheqje vinte si pasoje e nje situate e cila nuk eshte menaxhuar me se miri pasi sipas tij ai ka kerkuar standarde te larta. U futa ne futboll per te kontribuar. Jam i zhgenjyer nga situata ne futboll. Nuk mund te vazhdoj pa standarde. Kam kerkuar integrimin e futbollit - tha Ndroqi i cili e mori drejtimin e skuadres peqinase ne qershorin e ketij viti madje duke zoteruar 85 te aksioneve te klubit. Pas doreheqjes Ylli Ndroqi ka falenderuar tifozet dhe qytetin e Peqinit per mbeshtetjen e madhe. Skuadra e Shkumbinit eshte ne kuoten e 17 pikeve ne Kategorise Superiore pas 13 javeve te para.
Fushaj fyerje ndaj Kokedhimes
Sharjet dhe fyerjet mbizoteruan gjate dhe pas mbledhjes se presidenteve te Komisionit te Liges Profesioniste qe u prish pas mosperfshirjes ne rendin e dites se mocionit per shkarkimin e Koco Kokedhimen kreun e ketij komisioni. Presidenti i Vllaznise Valter Fushaj debatoi ashper me presidentin e nderit te Apolonise Kokedhimen. Ne fakt debati midis tyre pritej pasi Fushaj kishte kerkuar publikisht pak dite me pare doreheqjen e tij.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 01 Dhjetor 2010