Tare Interi Nuk i hapim rrugen askujt

Kundershtari i radhes i Lacios ne kampionatin italian eshte Interi nje skuader mike e lacialeve te cilet sezonin e kaluar i dhane nje ndihme jo te vogel zikalterve ne fitimin e titullit kampion ne Itali dhe ish-trajnerit Zhoze Murinjo te fitonte tripleten e famshme te paarritur me pare nga ndonje skuader italiane. Ne fakt tani pas 14 javesh te zhvilluara ne Serine A situata paraqitet ne kontrast te plote me edicionin e kaluar. Lacio ndodhet ne vendin e dyte me tri pike pas Milanit kryesues dhe me kater pike me shume se Interi i vendit te peste. Pikerisht per sfiden e dites se premte Lacio-Inter foli per mediat italiane drejtori sportiv i Lacios Igli Tare.
Dy rezultatet e fundit fitorja kunder Tuentes ne Ligen e Kampioneve dhe ajo kunder Parmes ne kampionat kane qene shume te mira per Interin dhe para se gjithash edhe ne kendveshtrimin e motivimit. Shume te renda besoj se jane tri piket e mbledhura kunder holandezeve pasi u dhane mundesine te kalojne ne fazen kualifikuese te nje te tetave. Kunder dukaleve Parmes perkundrazi fitorja solli nje tjeter atmosfere te ata. Do te gjejme nje Inter te rigjeneruar. Kunder zikalterve Tare pranon se nuk do te luhet me mendjen te titulli. Deshiroj ta them qarte ne nuk bejme lojen e askujt dhe nuk kemi asnje objektiv. Lacio shikon cdo ndeshje te vecante dhe per kete do te perqendrohemi per te luajtur mire dhe per te dhene me te miren tone per veten tone. Sigurisht ne zbresim dhe do te zbresim ne fushe gjithmone per te fituar dhe per te marre tri piket.
Kampionati ka treguar deri tani nje Lacio ne forme te shkelqyer ne mbrojtje 11 gola te pesuar ne 14 ndeshje por te zbehte ne sulm 17 gola. Kush na kritikon per sulmin tone nuk na njeh. Ajo qe llogaritet ne nje skuader eshte ekuilibri dhe ne kemi deshmuar se e kemi. Dhe per me teper dua te them se Lacio eshte atje ne lart ne klasifikim atje ku askush nuk e parashikonte pikerisht se nuk na njihnin. Jemi te kenaqur per ate qe kemi bere dhe punojme cdo dite gjate javes per tu dhene vazhdimesi rezultateve pozitive te kesaj pjese te pare te sezonit - perfundoi Igli Tare per mediat italiane.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte 02 Dhjetor 2010