Deshton Kuvendi per ngritjen e Gjykates Administrative
01/10/2010PS vendos kushte PD refuzon. Opozita braktis seancen
Kuvendi deshtoi ne punen e tij per te miratuar projektligjin qe synon ngritjen e nje gjykate administrative duke humbur ne kete menyre te gjitha fondet qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kishin parashikuar per kete projekt. Seanca e djeshme parlamentare ishte afati i vendosur nga aleati i vendit por ajo u braktis nga opozita pa nisur procesi i votimit. Permes perfaqesuesve te saj PS-ja i parashtroi mazhorances disa nga kerkesat e saj per te arritur pas realizimit te tyre ne dhenien e votes per ligjin ne fjale. Ndersa mazhoranca duke i cilesuar kerkesat si pretekste deklaroi qarte se nuk ka per te leshuar pe ne ato qe kerkon opozita duke i cilesuar pretendimet e saj si nje filozofi me te cilen PD-ja nuk mund te udhehiqet. Kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci kerkoi nderprerjen e seances dhe marrjen ne konsiderate te fteses se socialisteve. Duhet te ndryshoni filozofine tuaj te qeverisjes ne menyre qe shteti te mos kapet nga pushteti qe gjykatat qe mos kene ne perberje te tyre militante partiake. Nderpriteni seancen merrni kohen tuaj dhe ndryshoni filozofine tuaj te qeverisjes dhe vetem pas kesaj ne do te jemi te gatshem te ulemi me ju qe te miratojme reforma qe nga ajo zgjedhore e duke vazhduar me ate te drejtesise ligjet qe kerkojne 84vota zgjedhim Avokatin e Populli apo ato kodet tuaja - tha ai. Por homologu i tij ne PD Astrit Patozi paralajmeroi ne menyre te prere pergjigjen negative te mazhorances per keto pretendimeve gje e cila u shoqerua me braktisjen e salles nga opozita. Ai e beri ate pergjegjesen e vetme per mosmiratimin e projektit. Skemi per ta ndryshuar filozofine tone sepse 20 nuk eshte filozofia jone. Opozita po kerkon te dale nga ngerci ku eshte futur per te mos mbajtur pergjegjesi per mosmiratimin e ligjit. Ju jeni te vetmit qe keni pergjegjesi per mosmiratimin e ketij ligji. Ne i qendrojme premtimit se jemi gati te diskutojme propozimet tuaja dhe ti zgjidhim ato nje nga nje por jo ne kurriz te ketij projekti - tha Patozi. Ndersa kryeministri Berisha pak minuta para procesit te votimit te projektligjit riftoi opoziten te marre pjese ne votim duke treguar gatishmerine e tij per konsensus. Ne jemi te hapur per negociata. Qeveria eshte e vendosur te qendroje teresisht e hapur ndaj opozites. Cdo lloj kerkese te opozites per te modifikuar kete projektligj ne do e votojme. Ky ka qene mesazhi qe kam percjelle ne menyre te perseritur per kreun e Partise Socialiste. Por ceshtja eshte se ju nuk doni hetim. Ju jeni qenie qe keni mbetur ne kompleksin e turpit por jo te pendeses - tha kryeministri. Sipas kreut te qeverise jane rreth 5 milione euro qe investohen per ngritjen e Gjykates Administrative qe u sherben interesave jetike te mbi 130 mije bizneseve.
Batutat
Sokol Olldashi
Ne grupin tuaj jane 20 e deputeteve qe flasin per lejet e ndertimit ne shtyp flasin 20 e analisteve te cileve kryetari juaj u fal nje apartament dikujt nje garazh. Kryetari juaj po ju rrudh te gjitheve po ju kthen ne nje zyre urbanistike te bashkise ne nje zyre ku merren dhe jepen leje ku shiten dhe blihen leje por as prodhohet politike apo alternative. Ne vend qe te beni opozite dhe te jepni alternativen tuaj ndaj projekteve dhe programit te qeverise jeni mbyllur te 20-perqindeshi te lejet e ndertimit dhe perfitimet qe vijne nga keto leje. Nese vazhdoni ne kete menyre do te katandiseni ne nje liste lepujsh dhe kjo seshte e mire as per ju as per ne.
Eduard Shalsi
Olldashi eshte larguar hy here me bisht nder shale nga bashkia e Tiranes heren e pare si kryetar i komisionit hetimor dhe heren e dyte u zbyth si kandidat per bashkine e kryeqytetit. Mesa duket nuk paska nxene mend. Po ne nuk do ju ndahemi pa ju zhveshur lakuriq.
Sokol Olldashi
Kur une kam drejtuar komisionin hetimor dikush ketu ka qene duke u hequr nga puna nga nje minister socialist. Nuk ka qene pjese e hetimit por nga ana tjeter eshte i vertete fakti qe une kam humbur zgjedhjet e Bashkise se Tiranes. I kam humbur keto zgjedhje dhe duke respektuar veten time ne radhe te pare ata qytetare te Tiranes qe me kishin dhene voten ne radhe te dyte kam dale te nesermen e dites se zgjedhjeve kam pranuar rezultatin dhe i kam uruar kryetarit te bashkise se Tiranes suksese. Pse Sepse thashe qe njeriut duhet ti mbetet pak dinjitet pak respekt per veten per njerezit qe punon per njerezit qe te japin voten. Respekti dhe dinjiteti jane dy tipare qe i kane qeniet njerezore kur jane palaco nuk i kane keto tipare sepse qellon qe Perendia ndonjehere i lind palaco dhe i vdes palaco.
Sali Berisha
Beni cte doni ju 35-kateshet nuk fshihni dot 20-perqindeshin nuk e fshihni dot. Beni cte doni po planet e zhvillimet me 35 kate nuk i futni dot ne thes se 20-perqindeshit do ti vij fundi. Ju ka hyre lepuri ne bark se sdini nga tia mbani. Edhe nje here ju bej thirrje qe te votoni ligjet te merrni nje qendrim pro biznesit dhe mos i shihni gjerat me natyre personale mos shitni 20 se ato jane strumbullaret e megakorrrupsionit ne Bashkine e Tiranes.
Eduard Shalsi
Eshte e kote qe te presesh pergjigje nga ministri i Financave. Ai genjen ne ato qe thote. Me te njejten menyre qe ai drejtoi piramidat ketu e 14 vjet me pare me te njejten menyre po qeverise dikasterin e financave. Mos harroni zoti Minister se mbi ju rendon nje faj i rende.
Ridvan Bode
Sa per piramidat e keni marre pergjigjen nga populli me vote. Por mos harroni se shumica prej jush jane marre me administrimin e piramidave ne ate kohe.