E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi per Kumbaron

I arrestuar ne baze te nje flete arresti nderkombetar Ilir Kumbaro supozohej te perballej mesditen e se premtes me gjykaten e ekstradimeve ne Londer ku do te zhvillohej seance gjyqesore ne te cilen palet do ti tregonin gjykates argumentat e tyre pro dhe kunder ekstradimit.

Por nje gje e tille nuk ka ndodhur. Nje zedhenese e gjykates City of Westminster Magistrate Court i tha Top-Channel se me kerkese te pales mbrojtese seanca e ekstradimit eshte shtyre per ne 21 Tetor.

Kjo shtyrje nga avokati John Jones ndermerret per te fituar me shume kohe pasi ne Tirane eshte pajtuar nje eksperte e cila eshte duke shkruar nje raport se cfare mund ti ndodhe Ilir Kumbaros nese ai ekstradohet.

Gjithashtu mbrojtja e Kumbaros ne Londer eshte duke pritur me shume interes vendimin e Kolegjeve te bashkuara prane Gjykates se Larte.

Kjo eshte e vetmja shprese per nje bllokim te mundshem te ekstradimit pasi ne seancen e shkuar gjykatesi Anthony Evans la te kuptohet se vendimi i tij do te jete pro ekstradimit duke u bazuar ne vendimin e gjyktasesit Haward Riddle i cili me 24 Mars 2009 lejoi ekstradimin e ish SHIK-asit Kumbaro.

Avokatet e zotit Kumbaro ne Tirane Vojo Bregu dhe Bledar Fejzo i kane kerkuar Kolegjeve te Bashkuara ti jape pergjigje tre pyetjeve qe kane te bejne me vlefshmerine e fletearrestit te leshuar me 15 Dhjetor 2009 nga 5 gjykates te Krimeve te Renda kryesuar nga Gurali Brahimllari

E kontaktuar permes telefonit zedhenesja e Gjykates se Larte Ida Vodica tha se anetaret e gjykates se larte jane duke diskutuar se kur kjo ceshtje do ti kaloje per shqyrtimim Kolegjeve te Bashkuar dhe se ende nuk eshte caktuar data.

Sipas saj keto ceshtje jane shume specifike dhe kerkojne nje vendim te unifkuar i cili me pas kthehet ne precedent per te gjitha gjykatat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›