E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje muaj i zhdukur policia Duhet te jete larguar vete

Babai i kater femijeve nga Fieri prej nje muaji rezulton i zhdukur ndersa policia lokale dyshon te jete nje largim me deshire per shkak te problemeve ne te cilat ndodhej personi. Lajmin per mungesen e Ismail Shehut e kane bere publik ne media familjaret e tij te cilet shpresojne te kene ndihmen e policise per te mesuar vendndodhjen dhe gjendjen ne te cilen eshte njeriu i tyre. I humburi eshte nje 42-vjecar nga komuna Kuman ne Fier. Ismail Shehu baba i kater femijeve sipas te afermve ishte nje punetor krahu qe dilte perdite ne qender te qytetit te Fierit per te kerkuar pune. Djali ka punuar ne Fier Lushnje Vlore Elbasan dhe pronaret nuk i kane dhene ende leket. Kemi borxhe neper dyqane sepse nuk kemi para - tregojne prinderit e 42-vjecarit. Ne denoncim thuhet se ne daten 3 shtator ne mengjes heret 42-vjecari eshte nisur si cdo dite nga shtepia per te kerkuar pune ndersa borxhet e shumta e kane futur ne veshtiresi te madhe familjen e tij. Por ate dite ai nuk u kthye me prane familjes sic ndodhet ne te shumten e hereve. Madje kur ai largohej me pune jashte zones se Fierit njoftonte me pare femijet. Keta te fundit sipas familjareve here shkojne ne shkolle dhe here jo per shkak te mungeses se parave per te blere librat ndersa te afermit i ndihmojne me veshje apo ushqime si te munden. Zyrtare te policise se Fierit te cilet jane vene ne dijeni te nje ngjarjeje te tille vetem pasi eshte bere denoncimi dyshojne se mund te kete nje largim te personit per shkak te borxheve te shumta qe ai u kishte njerezve ne komune. Megjithate thone zyrtare te policise denoncimi eshte marre ne konsiderate dhe kane vazhduar kerkimet intensive per gjetjen e Ismail Shehut. Tre femijet e Ismailit jetojne me nenen e tyre te semure ne pritje te kthimit te te atit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›