Protesta per pronat banoret sulmojne policine

Te acaruar per ceshtjen e tyre ende te pazgjidhur protestuesit per pronat ne Orikum kane preferuar te ngacmohen me forcat e policise lokale. shte dashur nderhyrja e trupave te Nderhyrjes se Shpejte qe ngjarja te mos pershkallezohej deri ne gjakosje edhe pse nga te dyja palet ka pasur te goditur. Banoret pohuan se ishte policia ajo qe provokoi situaten kurse zyrtaret e uniformave blu thane se protestuesit ishin pajisur me gure e mjete te tjera te ftohta. Disa dhjetera banore te qytezes turistike te Orikumit si dhe ata te Dukatit dje vazhduan protesten e filluar nje dite me pare. Ata u grumbulluan para Bashkise se Orikumit per ceshtjen e tokave dhe kerkuan nje takim me kreun e bashkise i cili sipas tyre duhej tu jepte llogari. Ata pretendojne se kreu i bashkise u premtoi zgjidhjen e ceshtjes dhe se nuk po mban premtimin qe u dha. Protestuesit kerkuan shkarkimin e kryetarit te bashkise dhe ne nje moment kane tentuar te hyjne me force ne godinen e bashkise por nuk jane lejuar nga policia. Banoret e Orikumit kerkojne zgjidhje te ceshtjes se pronave sipas ligjit 7501 ndersa ata te Dukatit kerkojne ne menyre te prere njohjen e pronesise per tokat ne gadishullin e Karaburunit dhe ne zonen e Llogorase. Dje ata ndaluan edhe punonjesit e Bashkise Orikum te hynin brenda ne godine.