E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton antiduhani, zbehet aksioni

I nisur me vrull, per te dyten here, aksioni per zbatimin e ligjit antiduhan ka deshtuar serish. Ndonese u plotesuan procesverbale dhe u vendosen gjoba, per te cilat u tha se do te zbatoheshin me rreptesi, ne te gjithe lokalet e kryeqytetit madje edhe ne ato brenda institucioneve shteterore konsumohet lirshem duhani.
Eksperte te Institutit te Shendetit Publik thone se ky aksion deshtoi per mungese korodinimi mes dikastereve.“Mosfunksionim i koordinimit te te gjithe aktoreve qe po merren me zbatimin e ligjit solli ne mosrealizimin e tij.Ky ligj eshte plotesisht i zbatueshem dhe i realizueshem po hallkat e kontrollit nuk kane funksionuar ne kete drejtim”, u shpreh Roland Shuperka, koordinator per zbatimin e ligjit antiduhan.Kur aksioni rinisi per te dyten here para 4 muajsh u tha se tashme ligji do te zbatohej me rigorozitet pasi ishte nje nder kerkesat per anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe nuk do te kishte asnje tolerim per bizneset.Burime jo zyrtare thone se shkak i deshtimit edhe edhe kompromentimi qe ne shume raste u kane bere pronaret e lokaleve grupeve te inspektimit.Se shpejti pritet te mblidhet komiteti ndersektorial ne Ministrine e Shendetise per te analizuar situaten dhe per te ripare edhe njehere ate cfare mund te permiresohet per ta bere ligjin antiduhan te zbatueshem edhe ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›