E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Meta kundër hapjes së kutive, grabiti mandatin e PS

Partia Socialiste ka reaguar sot pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Meta i cili pohoi se qeveria respekton të gjitha vendimet e gjykatës, pavarësisht nëse i pëlqejnë ose në, në kundërshtim nga Partia Socialiste. Deputetja e PS-së Ermonela Felaj tha se Ilir Meta pranon hapjen e kutive pasi mandiati i tij i është grabitur Partisë Socialiste. "Ne e dimë pse ky shërbëtor i zellshëm i Sali Berishës nuk do hetimin e zgjedhjeve. Iliri i Saliut përpiqet që t'i mbajë kutitë të mbyllura, pasi hapja e kutive do të nxjerrë në dritë të diellit faktin se mandati i Ilir Metës është mandat i grabitur i Partisë Socialiste", theksoi ajo.
Deputetja tha se Meta pwrfaqwson interesin e xhepit tw tij.
"Dallimi mes nesh dhe Ilir Metës është që ne jemi të vetëdijshëm për interesat e atyre që përfaqësojmë, kurse Iiri i Saliut përfaqëson vetëm interesin e xhepit të tij", theksoi Felaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›