E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton armepushimi ne Siri

Dita e fundit e festës së Kurban Bajramit në Siri është karakterizuar nga bombardimet që kanë qenë më të ashpra se ato në fillim të konfliktit. Sipas organizatave civile në vend, kanë qenë rreth 26 objektivat e goditura nga aviacioni ushtarak i regjimit të Bashar Al Asad. Duhej të kishte qenë dita e fundit e armëpushimit, një deklaratë që u bë, por që nuk u respektua. Sipas rebelëve ka qenë pikërisht regjimi që e ka dhunuar, me sulme në më shumë se 400 objektiva. Ndërsa sipas qeverisë luftimet janë zhvilluar si kundërpërgjigje për sulmet e një dite më parë nga ana e rebelëve. Nga 115 viktimat e një dite më parë, më shumë se gjysma janë regjistruar në Damask, ku kanë qendë dy lagjet kryesore të kryeqytetit që janë goditur nga aviacioni. Por kryeqyteti është tronditur dhe nga një autobombë. Dështimi i armëpushimit është pranuar dhe nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, i cili ka bëerë një apel urgjent për liderët sirianë që të ndalojnë menjëherë luftimet. Ban Ki Mun i ka bërë apel dhe komunitetit ndërkombëtar, që të bien dakord për të gjetur një zgjidhje të situatës. I zhgënjyer nga dështimi i armëpushimit ka qenë dhe ndërmjetësi ndërkombëtar Lakdar Brahimi, i cili nga ana tjetër ka garantuar se kjo gjë nuk do e dekurajojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›