E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandy gjendje e jashtezakonshme ne Nju Jork

Sa vjen e përkeqësohet situata në pjesën lindore të SHBA, si rezultat të uraganit Sandy i cili tashme është klasifikuar si stuhi tropikale. Ende mbetet i pakonfirmuar numri zyrtar i viktimave, i cili sipas sajteve të ndryshme amerikane e botërore varion nga 30-40 viktima. 
Të paktën 8 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në 15 shtete, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Energjisë. Ndërsa në total rreth 50 milionë njerëz mund të jenë prekur nga uragani dhe më shumë se 1 milionë janë urdhëruar të evakuohen nga banesat e tyre.
Presidenti amerikan Barak Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ne Nju Jork, pasi stuhia goditi brigjet lindore te te SHBA. 
Ne Nju Jork City, kryebashkiaku Majkell Blumber deklaroi se 10 persona konfirmohen ne vdekur por ky numër mund te rritet. Ndërkohë ka arritur deri në 4 metra uji në disa zona të caktuara në Neë York, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Pikërisht ky problem me energjinë ka shkaktuar edhe një zjarr të madh në Queens, që tashmë ka shkatërruar 50 shtëpi dhe ka lënduar dy persona. Po ashtu janë regjistruar dy vatra të tjera zjarri në Brooklyn, të cilat janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontroll shpejt. "Sandy" ka provokuar edhe një prishjen e një prej digave në veri të Nju Xhersi-t, gjë që ka shkaktuar përmbytjet e qyteteve si, Litell Ferri e Carlstadt, ku uji arrin deri në 1 metër. Autoritetet në Nju Xhersi kanë lëshuar alarm në një central bërthamor, duke thënë se rritja e nivelit të përmbytjeve mund të bëjë që centrali të shfrytëzojë furnizimet emergjente me ujë për të ftohur shufrat e uraniumit. Sipas informacioneve me te fundit ehste mundur te stakohet nje reaktor ne qendrën bërthamore te Nju Xhersit. 
Kryebashkiaku i Nju Jork Michael Bloomberg tha për mediat se ka një sasi të madhe uji në zonën e poshtme të Manhattani-t, ndërsa dhjetëra pemë janë shkulur nga vendi duke sjellë bllokimin ë rrugëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›