E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Sandy mbyllen aeroportet kryesore

Si pasojë e kushteve meterologjike të provokuara nga uragani Sendi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kompanitë ajrore në botë kanë anuluar të gjitha fluturimet që vijnë dhe shkojnë në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që janë përmbytur dhe tre aeroportet kryesore në zonë, La Guardia, Kenedi dhe Njuark Liberti ku ishin anuluar më parë të gjitha fluturimet. Fluturimet janë anuluar dhe në aeroportet e tjera në rajon. Dëmi financiar i llogaritur nga anulimi i fluturimeve llogaritet me 10 milionë dollarë në ditë. Por kostoja më e madhe rëndon tek kompanitë ajrore europiane si British Eiruejs dhe Virxhin Atlantik sepse ato duhet të paguajnë për ushqimin dhe akomodimin e pasagjerëve që kanë mbetur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sidomos në Nju Jork. Nëse ligji i Bashkimit Europian thotë qartë se kompanitë ajrore e kanë për detyrë të kujdesen për pasagjerët e bllokuar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka një ligj të tillë për kompanitë ajrore amerikane. Ndërkohë që agjencia federale për menaxhimin e emergjencave ka përllogaritur një kosto fillestare të dëmeve materiale deri në 3 bilion dollarë. Edhe pse me mijëra fluturime të tjera janë anuluar në territorin amerikan, në disa zona të paprekura nga stuhia trafiku ajror vijon rregullisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›