Favorizime ne anetaresimin e farmacisteve
Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave ka bere kallezim penal per urdhrin e farmacisteve prane Prokurorise se Qarkut Tirane. Shkak per kete eshte bere urdhri i kreut te Urdhrit te Farmacisteve i cili sipas QKKB-se ka nderhyre ne matjen e distances mes farmacive veprim ky qe kalon kompetencat ligjore.
Ne jemi te bindur ne kallezimin penal qe kemi bere qe ka fakte te plota te argumentuara per shkeljen e ligjit keshtu qe zoti Jaupllari duhet te pergjigjet penalisht per shkelje dhe tejkalim te kompetencave qe ka bere ai ne emer te Urdhrit te Farmacisteve tha Besnik Jakaj drejtor i Qendres se Kontrollit te Barnave. Sipas tij QKKB-ja do ti propozoje Ministrise se Shendetesise te rishikoje ligjin e Urdhrit te Farmacisteve. Kreu i Qendres se Kontrollit te Barnave ka sqaruar se urdhri i farmacisteve ka abuzuar edhe me perzgjedhjen selektive qe ka bere per disa farmaci. Perfaqesuesit e kesaj qendre sqarojne se urdhri ne baze te preferencave u ka dhene anetaresimin vetem disa farmacisteve.