NJ KOH E MIR PR SHQIPTART
Nese Adriatiku do te ngrintehellip
Keshtu fillonte dikur nje anekdote shkodrane.
Dy dekada me pare ne fillim te muajit maj te vitit 1990 kur per here te pare Shqiperine e vizitoi nje funksionar i larte i OKB-se madje me i larti Peres de Cuellar nje emer ndaj te cilit shqiptaret kane arsye te jene mirenjohes ndodhi nje ngjarje historike lidershipi komunist i kohes i premtoi atij u premtoi shtetasve se shume shpejt do te kishin nje pasaporte per udhetim jashte shtetit. Deri ne ate kohe edhe zyrtaret e privilegjuar te shtetit nese do te udhetonin per misione shteterore jashte vendit pajiseshin me nje pasaporte sherbimi prej drejtorise konsullore ne Ministrine e Puneve te Jashtme te cilen duhej ta dorezonin me tu kthyer nga udhetimi. Kjo ndodhte dhe me futbollistet apo artistet e ansambleve artistike qe mund te udhetonin me shpesh por pasaporta te njohura prej policive te vendeve ku shkonin nuk mund te mbanin.
Ne fakt ky ishte nje regres i madh per shqiptaret. Ne afro dy dekadat e Shqiperise mbreterore shtetasit me konventa dy e shumepaleshe kishin te drejte jo te mbanin nje pasaporte per udhetim jashte shtetit por madje te udhetonin pa viza deri me shtete te tilla si Austria. Ne kohen kur autoritetet e vendit i dhane fjalen sekretarit te pergjithshem te OKB-se se do te pajisnin shtetasit me pasaporta nderkombetare edhe levizjet brenda vendit rregulloheshin me pasaportizim qe eshte nje fjale e harruar nga leksiku qytetari mund te banonte vetem aty ku kishte lejen e banimit.
Javet qe pasuan viziten e Peres de Cuellar-it treguan se lidershipi i kishte marre ngadale punet dhe nuk po e vriste mendjen per te mbajtur premtimet. Jo vetem ate te pasaportave por dhe te lejimit te fese te hapjes ne fushe te debatit te liberalizimit te jetes shoqerore. Padurimi i rinise per te pritur ritmet programatike te udheheqjes se vjeter u shprehen me pushtimin e ambasadave ne Tirane ne fillim te muajit korrik. Brenda nje jave afro kater mije veta u pranuan ne keto ambasada me te njejtin status si azilantet politike. Kompromisi me ne fund u arrit brenda 3-4 ditesh Ministria e Puneve te Brendshme prodhoi per ta aq pasaporta sa nuk ishin prodhuar ne nje gjysme shekulli. Ikja u legalizua. Keshtu nisi hapja e Shqiperise me Europen. Me Europen dhe jo me boten sepse pervec dy-tre veteve te futur ne ambasaden e Kubes nuk pati te strehuar ne ambasada vendesh joeuropiane.
Gjate dy dekadave me radhe problemi me i madh i shqiptareve rezultoi kufiri. Kufiri ne dhjetor kufiri ne gusht kufiri ne kalim kufiri ne kthim kufiri ne kalimin e ligjshem dhe ne kalimin e paligjshem kufiri tek ambasadat. Pas disa eksodeve masive si ai i gushtit te vitit 1991 kur qeveria italiane u detyrua te hapte stadiumin e Barit per te pranuar dhjetera mije shqiptare qe nuk kishin lene as dhe peshkarexhat pa rrembyer erdhi zemerimi tipik shqiptar i shprehur ne parullat e habitshme Duam vizat tona. Valet e eksodit u perseriten ne vitin 1997 dhe 1998 kesaj here per ikjet u perdoren edhe mjete me moderne helikoptere motoskafe anije dhe aeroplane.
Shqiptaret vazhduan te rrezikojne per lejen e tyre edhe me pas. Lulezoi per nje kohe trafiku i skafisteve te cilet e kthyen Adriatikun ne nje kanal lundrues po aq sa dhe ne nje ferr katastrofash me e dhimbshmja prej te cilave eshte ajo e nente janarit. Mbytja e katrit ne Otranto nga anija italiane Sibilla dhe shume akte te tjera tragjike bejne pjese ne historine e hapjes se Europes ndaj Shqiperise ndaj shqiptareve qe kane shume konflikte me njeri-tjetrin por kane gjithashtu dhe nje konsensus te madh E duan vendin e tyre si e gjithe Europa.
Me viza dhe pa viza me shume se gjysma e popullit shqiptar gjate dy dekadave te fundit e kane thyer rrethimin. Vetem ne vendet fqinje llogariten afro nje milion e gjysme shqiptare te natyralizuar ose ne pritje te natyralizimit. Greqia dhe Italia vertet perfituan nga krahu i lire i punes dhe kapitalet e mergimtareve shqiptare por duhet thene se u perballen dhe me probleme serioze qe nenkuptohen nga prania e nje popullate pa status legal.
Kur flitet per hapjen e portave te Europes ndaj shqiptareve nuk mund te mos kujtohen me mirenjohje aktet e disa qeverive vendesh fqinje e jofqinje qe vendosen prej vitesh ti pranojne shqiptaret pa viza qe nga Mali i Zi qe e vendosi i pari kete pastaj te Turqia tek Izraeli Maqedonia dhe vende te tjera. Vitin e kaluar nje vendim te ngjashem e moren dhe Kroacia e Bosnja.
Po tu shtohen qindra mije shqiptareve te merguar per pune ne vendet europiane dhe me kohe te pranuar ne keto vende si qytetare te ligjshem duke perfshire dhe te drejten e votes e te kandidimit sikurse po ndodh ne Greqi me konventa dypaleshe u eshte liberalizuar levizja dhe regjimi i vizave disa qindra mije te tjereve funksionare te administrates shteterore deputete gazetare shkrimtare studiues. Vetem sipas konventes me Italine per cdo vit jane leshuar mbi 5000 viza afatgjata nje e vjeteshe shpesh dhe familjare.
Brenda sezonit te festave te fundvitit do te bien edhe pengesat e fundme te udhetimit te shqiptareve neper Europe. Duhet thene se Tanya Fayon ne fjalen qe mbajti per te pershendetur vendimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine tha nje te vertete thelbesore por shume te dhimbshme ky eshte nje vendim ne dobi te shqiptareve. Ne fakt ky eshte nje vendim ne dobi te shqiptareve me te varfer me pa perkrahje pa lidhje me administraten e shtetit dhe institucionet publike pa lidhje me qendrat akademike dhe universitare pa lidhje me shtypin dhe artet pa lidhje madje dhe me organizatat joqeveritare sepse te gjithe keta i kane zgjidhur tashme problemet e tyre prej vitesh udhetojne lirisht ku te duan pushojne ku tu teket duke pasur viza afatgjata ne pasaportat e tyre. Dhe kjo eshte Europa e drejte Europa sociale Europa e mitit te shtetit te se drejtes qe ndan pergjegjesite politike prej endrres se nje populli apo me sakte te pjeses me te vuajtur te popullit. Do te thote se ky eshte nje vendim qe favorizon ata qe nuk kane mundur te gjejne nje rruge tjeter gjate dy dekadave te fundme per te dale nga Shqiperia.
Gjithcka dy dekada me pare nisi me ikje. Duket gjithashtu se gjithcka do te mbyllet me ikje. Ndonese data e hapjes se kufijve nuk eshte deklaruar ende zyrtarisht jane shitur tashme te gjitha biletat e linjave ajrore e detare per datat prej 17 dhjetor deri me 10 janar. Mijera shqiptare qe nuk kane pasur nje shans tjeter levizjeje deri me tani po nxitojne te ikin. Ne nje fare menyre me mire qe ndodhi keshtu nje ikje kohe pas kohe me arrogance e me qetesi me protesta e me lutje me lot dhe me kercenime. Ajo qe mund te ndodhte ndryshe shprehet ne nje anekdote te njohur shkodrane te viteve 1990. Cfare do te ndodhte nese Adriatiku nje mengjes do te gdhihej i ngrire Shqiperia do te mbetej nje vend i shkrete sepse te gjithe do te iknin kush e kush me pare nga ky vend i marre. Dy dekadat qe kane kaluar me ndryshime ne politike dhe me dhune ndaj kufijve shqiptaret e ndertuan uren e tyre europiane. Sfida me e madhe tani eshte ajo e rikthimit. E rikthimit te te fundmeve qe kane mbetur sepse pjesa tjeter ajo qe ka krijuar familje dhe ka natyralizuar qofte dhe pjeserisht vetveten ne vendet ku gjenden mund te thuhet se perjashtohet.
Pas njezet vjetesh hapjeje pas njezet vjet ikjeje shqiptaret tanime mund te jene me te dashur me kontinentin qe e kishin enderr politike.