E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton deklarata PS refuzon Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor Rozeta Rapushi

Deshton edhe tentativa e delegacionit te Parlamentit Evropian kryesuar nga Eduard Kukan per te pajtuar politiken shqiptare. Madje ky delegacion u largua i zhgenjyer nga qendrimi i palekundur i kampeve politike per te gjetur nje zgjidhje per ngercin politik. Deshtimi i deklarates se perbashket per hetimin e zgjedhjeve dhe fatin e kutive te votimit ka ardhur pasi Partia Socialiste ka refuzuar qe ne kete propozim te eurodeputetes Doris Pack te perfshihet fjalia te respektohet Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta. Po jam i zhgenjyer sepse per here te dyte nuk arritem te siguronim nje dokument te perbashket. Po behet rutine kjo dhe eshte shume keq. Eshte e nevojshme te vazhdohet dialogu politik. Javen e ardhshme do jepet progres- raporti dhe opinioni nga Komisioni Evropian Pyetesori i te cilit u dorezua nga Shqiperia. Por perfundimi i ketij takimi nuk eshte aspak nje lajm pozitiv dhe konstruktiv per Shqiperine para kesaj ngjarje te madhe tha kreu i delegacionit Kukan pas takimit. Sipas tij kjo qe ndodhi ne keto dy dite takime nuk eshte lajmi i mire qe i duhej Shqiperise para ketyre ngjarjeve te rendesishme. Eshte nje mesazh i keq per Evropen qe nuk u arrit pas dy ditesh pune nje konsensus prej pales shqiptare tha Kukan pa e fshehur aspak zhgenjimin e tij. Zgjidhja nuk u gjend edhe pas kater ore diskutimesh ne mbledhjen e dyte te zhvilluar diten e djeshme. Mbledhje ku ne fakt pozita dhe opozita shpalosen para nderkombetareve debatet dhe merite mes njeri-tjetrit. Ndonese u larguan europarlamentaret dhane serish mesazhin per gjetjen e konsensusit dhe zgjidhjen e ngercit politik. Delegacioni evropian perseriti thirrjen qe Shqiperia ti jape fund krizes politike dhe te fokusohet ne ceshtje qe jane primare per vendin sic eshte ekonomia konkretisht tek papunesia ne vend. Eurodeputeti italian Antonio Cancian deklaroi se rezoluta e Parlamentit Evropian per Shqiperine ishte nje pike e forte ne te cilen palet duhet te mbeshteteshin per te shkuar drejt zgjidhjes se krizes. Do te ishte mire qe palet te binin dakord per disa pika apo nje deklarate te perbashket per ecurine e metejshme ne zgjidhjen e krizes ne te kundert do te jete shume zhgenjyese per ne tha Cancian. Ai theksoi se ne vend ka ceshtje te tjera qe lene shume per te deshiruar sic eshte ekonomia ku papunesia me te cilat klasa politike duhet te merret. Dy dite me pare me mberritjen ne Tirane delegacioni i Parlamentit Evropian i beri apel politikes ne Shqiperi qe te gjejne nje zgjidhje per situaten e cila duket pa rruge dalje qe pas zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitit te kaluar. Por ndonese ne fokus te takimeve te tyre ishte nder te tjera edhe zgjidhja e ngercit politik serish asnje hap perpara nuk u be. Qendrime keto qe vijne ne nje kohe kur Shqiperia po pret jo vetem vendimin per liberalizimin e vizave por edhe opinionin per statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›