E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi Shqiperia para vendeve te rajonit

Tirane- Shqiperia ka permbushur pjesen kryesore te kerkesave dhe standardeve te BE-se dhe ndodhet para vendeve te rajonit ne procesin e integrimit. Pavaresisht se vende si Maqedonia dhe Mali i Zi kane qene para vendit tone reformat e fundit te qeverise kane ndikuar ne hapat e hedhur nga Shqiperia. Keshtu eshte shprehur dje perpara studenteve dhe pedagogeve te Fakultetit Juridik te Universitetit Evropian te Tiranes zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu. Gjate nje takimi me teme Drejtesia Shqiptare dhe standardet per statusin e vendit kandidat Spahiu theksoi se Shqiperia ka ndermarre reformat me te thella ne raport me vendet e tjera te rajonit sa i perket perafrimit te legjislacionit me standardet evropiane. Shume nga ligjet baze per funksionimin e institucioneve shqiptare jane marre nga modelet me te mira te vendeve te BE-se tha ai. Ne lidhje me opinionin qe do te jape Komisioni Evropian me date 9 nentor per statusin e vendit kandidat Zevendeskryetari i KLD-se u shpreh se per sa i perket kerkesave dhe reformave te arritura Shqiperia ka permbushur pjesen kryesore te kerkesave dhe standardeve te BE-se. Nderkohe qe duke iu referuar rastit te vendeve fqinjeve Maqedonise qe e ka marre kete status 5 vite me pare apo Malit te Zi qe pret te marre statusin Spahiu shpjegoi se standardet juridike apo politike te Shqiperise jane te arrira dhe nuk kane problematikat e ketyre dy vendeve. Ne Shqiperi nuk ka diskriminim etnik dhe shkelje te te drejtave te njeriut nuk ka persona te kerkuar per krime lufte dhe drejtesia shqiptare eshte bashkepunuese me homologet e vet evropiane. Eshte per te ardhur keq se i vetmi problem qe perceptohet i tille edhe nga Brukseli jane zhvillimet e brendshme politike sqaroi Spahiu. Ai e vleresoi pozitiv faktin qe jemi nje vend qe nuk kemi probleme etnike probleme fetare ndarje sa i perket drejtimit strategjik te vendit. I vetmi problem eshte konflikti i tejzgjatur politik ne vend theksoi numri dy i KLD-se. Ne fund Spahiu ka bere me dije se duhet te ndryshoje edhe emri i institucionit nga Keshilli i Larte i Drejtesise ne Keshill i Ulet i Drejtesise. Ata qe kane hartuar ose kane ne dore vendimmarrjen per te ndryshuar Kushtetuten duhet ti ndryshojne KLD-se emrin sepse nuk ka asnje kompetence per prokurorine Gjykaten e Larte. Ne te kundert duhet te perqasin dhe te perafrojne kompetencat sic i kane realisht Keshillat e Larte te Drejtesise ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian perfundoi Spahiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›