E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Berisha kunder nderkombetareve refuzoi Doris Pack Qamil Xhani

Per Partine Socialiste vazhdimi i ngercit politik ne vend ka si shkaktare vetem mazhorancen aktuale. Nje dite pas largimit te delegacionit te Parlamentit Evropian nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se Saimir Tahiri u shpreh se PD-ja dhe kryeministri Sali Berisha dolen edhe kunder nderkombetareve me mos miratimin e dokumentit te perbashket. Doris Pack mbeshtetesja e flakte e Sali Berishes hodhi dje ne tryeze propozimin per daljen nga kriza propozim qe u votua nga te djathtet e te majtet evropiane po keshtu nga Partia Socialiste por u refuzua vetem nga PD tha dje Tahiri ne nje konference per mediat. Ai u shpreh se nderkombetaret kane kerkuar ne menyre te qarte gjetjen e nje zgjidhje per situaten politike dhe se eshte mazhoranca ajo qe nuk ka deshire te zbatoje dokumentet e institucioneve te Bashkimit Evropian. Partneret tane evropiane te djathte e te majte vete PE kerkojne zgjidhjen e menjehershme te krizes me me shume force sec kerkohet ne Rezoluten e 8 korrikut e qe PD ska vullnet ta zbatoje tha dje Tahiri. Nga ana tjeter Tahiri theksoi se gjithe spektri politik i Parlamentit Evropian ka rene dakord per permbajtjen e rezolutes dhe se tashme kete gje duhet ta beje dhe Partia Demokratike. Vullneti i Parlamentit Evropian i te gjithe spektrit te djathte e te majte i shprehur ne rezoluten qe vete Parlamenti Evropian propozoi e qe PD nuk e pranoi duke mos votuar eshte i qarte dhe i drejtperdrejte duke kerkuar ngritjen e menjehershme te komisionit hetimor me shumice dhe drejtim nga opozita dhe me nje mandat te qarte per hetimin e kutive te materialeve zgjedhore u shpreh dje Tahiri. Kjo mungese konsensusi nga PD-ja sipas Tahirit ka bere qe mos kete ende nje zgjidhje te situates. Ne reagimin e tij per takimin me eurodeputetet Tahiri ka folur dhe per deklaratat e bera dje nga kryeministri Sali Berisha ne Shkoder. Deputeti i PS-se ka permendur faktin se vendi nuk do te marre opinionin pozitiv per statusin e vendit kandidat dhe ka fajesuar per kete kryeministrin Sali Berisha. Sali Berisha perpara se te vazhdoje shetitjen e tij te fundjaves kesaj radhe ne shkolle duke lene dhe femijet pa pushim e perpara se tu mburret shqiptareve nga llumi ku eshte zhytur per liberalizimin e vizave ben mire te mbaje parasysh se nuk ka mbetur me njeri ne kembe qe sot nuk e di mjaft qarte se Evropa i hoqi vizat shqiptareve e ne te njejten kohe i vuri vize Saliut vete dhe qeverise se tij duke e ngelur ne klase per statusin e kandidatit tha dje Tahiri

Tahiri I vetmi njeri i mbyllur ne bunkerin e krizes eshte vete Sali Berisha
Deputeti i Partise Socialiste Saimir Tahiri u eshte pergjigjur dje dhe akuzave qe kryeministri Sali Berisha beri nga qyteti i Shkodres per opoziten dhe ceshtjen e kutive te votimit. Tahiri tha se eshte mazhoranca e sotme ajo qe eshte larg problemi te qytetareve dhe larg interesave te pergjithshme te vendit. Ndersa e ka fajesuar kryeministrin Sali Berisha si pergjegjesin kryesor per situaten aktuale politike. I vetmi njeri i mbyllur sot ne bunkerin e krizes larg problemeve te qytetareve e reformave te medha eshte vete Sali Berisha dhe qeveria e tij qe dje tregoi qarte se edhe pse ka mbetur i vetmi fillikat qe sot refuzon transparencen e zgjedhjeve duke i dhene nje shuplake te papritur edhe vete Doris Pack mbeshteteses me te flakte te tij e te PD ska vullnet per te zgjidhur krizen duke refuzuar edhe kompromisin e paraqitur nga te djathtet evropian u shpreh dje deputeti i PS-se Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›