E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon edhe raundi i nëntë i bisedimeve Prishtinë-Beograd

18-04-2013 / Gazeta 55

Ashton: Shpresoj që dy delegacionet do të reflektojnë

Përfundon pa marrëveshje raundi i nëntë i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët fajësuan njëra tjetrën për dështimin e këtij raundi, ndërsa njëkohësisht, u angazhuan për vazhdim të bisedimeve, të cilat kanë ngecur në dallimet lidhur me mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Pas shumë orë bisedimesh, marrëveshja e propozuar nga Brukseli për Veriun e Kosovës është njohur nga Kosova, por ende jo nga Serbia.
“Mund t’ju them, se marrëveshja që na është propozuar këtë radhë është më e mirë sesa ajo e raundit të shkuar. Veçoj këtu pikën për rendin dhe sigurinë në Veriun e Kosovës. Por ne kemi mbetur te pika e 14 e marrëveshjes, e cila flet për pjesëmarrje të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kjo në gjuhën serbe do të thotë që ne ta njohim Kosovën”- deklaori Daçiç.
Catherine Ashton i le kohë palës serbe edhe disa ditë përpara se ajo të raportojë para ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian mbi dialogun Prishtinë-Beograd.
“Mund të them me besim se dallimet tashmë janë të ngushta dhe jo të thella. Ne përgatitemi për takimin e ministrave të jashtëm në 22 prill, ku do të prezantoj raportin tim. Na mbeten disa orë. Shpresoj që dy delegacionet do të reflektojnë nëse do të ngjisin hapat e fundit për përfundimin e marrëveshjes dhe të çojnë qytetarët e tyre drejt të ardhmes”- deklaroi Ashton.
Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbi është një hap i deytureshëm për të lejuar avancimin e mëtejshëm të të dyja vendeve drejt integrimit të tyre europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›