E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Protesta tek Njësia. 4, qesharake. Ja kush ishin protestuesit. Reagon Hysen Gjura

TIRANE - Partia Socialiste e konsideroi qesharake protestën e sotme para Njësisë Nr.4 në Tiranë. Sipas PS-së në protestën e organizuar nga Bashkia e Tiranës merrnin pjesë njerëz në nevojë të keqpërdorur nga kreu i Bashkisë, si dhe punonjës të Ministrisë së Brendshme, të njësisë 4 dhe ISKSH-së.

Protestuesit në Njësinë 4 i bënë thirrje PS-së të zhbllokojë situatën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në mënyrë të që mundësohet marrja e ndihmës ekonomike. Por sipas PS-së, “këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Njësisë Nr.4 në kryeqytet, nuk janë bërë në asnjë moment pengesë për shpërndarjen e ndihmës ekonomike për qytetarët e kësaj njësie. Ndihma ekonomike siç pohuan edhe për mediat vetë banorët e keqpërdorur shpërndahet në çdo datë 20. Kujtojmë sot është data 18 prill??!!”.

PS zbardhi edhe emrat dhe funksionet e disa prej protestuesve të sotëm; Ervin Goxhaj, Punonjës në Drejtorinë e Sekuestrimeve në Ministrinë e Brendshme, Gramoz Çela, Përgjegjës Sektori, Njësia 4, Nushe Hoxha, Përgjegjëse Sektori në ISKSH, Hekuran Halili, Këshilltar i PD në Njësinë 4 dhe Lela Tomini, Punonjëse në Njësinë 4. 

  

Nushe Hoxha dhe Hekuran Halili në protestë

Reagon kreu i njesise nr 4
Kryetari i njësisë numër 4, Hysen Gjura deklaroi sot se justifikimet e Ramës, sipas tij janë të papërgjegjshme.
Sipas Gjurës, është i turpshëm bllokimi i ndihmës ekonomike ndaj i bëri thirrje Ramës të mos i trajtojë si armiq, qytetarët prej votës së 8 Majit.
“Interesat e qytetarëve mbi llogaritë politike”.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Dështimi i buxhetit tek Njësia Nr. 4, banorët proteste para PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›