E Diel, 1 Nëntor 2026

PE miraton rezolutën për Kosovën, hiqet fusnota në emërtime

18-04-2013 / Gazeta 55

Dokumenti mbështet procesin e integrimeve europiane

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë mbështet procesin e integrimeve evropiane për vendin. Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë. Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të hequr fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës. Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën. Kërkesa për ta hequr funsnotën ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian. Ky institucion ka miratuar edhe rezolutën për Serbinë, e cila i propozon Komisionit Evropian që të vendosë datën e negociatave për anëtarësimin në BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›