Deshton elektronika, PS ben numerim me dore
Partia Socialiste mori persiper dje, prezantimin e nje risie per proceset zgjedhore ne vend. Ne mbledhjen e asamblese kombetare, kreu i PS-se u shpreh se ne zgjedhjen e anetareve te kryesise dhe sekretariatit, do te perdorej per here te pare numerimi elektronik. Por pas nisjes se numerimit te votave te para, pajisja e marre nga PS-ja nuk arriti te funksiononte, duke shenuar ne kete menyre edhe nje precedent te ri, per ne proceset e numerimit. "Sot do te kemi edhe nje risi, qe jam i bindur qe do te kthehet ne tradite ne zgjedhjet brenda forumit te kesaj partie, numerimin elektronik. Duke ju njohur, sigurisht, gjithkujt te drejten e rinumerimit manual per te verifikuar votat e veta ne rast deshire dhe per cfaredo arsye, te nje apo me shume personash", u shpreh kreu i selise roze. Rama u shpreh se kjo risi do te ndiqet nga te gjithe dhe me ane te nje monitori te posacem. "Procesi i numerimit mund te ndiqet live nga te gjithe, perfshire edhe publikun, permes nje ekrani ku ne kohe reale do te afishohet ecuria e rezultatit dhe ne fund, do te dale perfundimi me numerim e votave per gjithsecilin", u shpreh Rama. Kryesocialisti ka theksuar se kjo prove do te jete shembull i transparences se Partise Socialiste ne raport me mediat dhe me elektoratin e saj. "Shpresoj qe kjo prove e pare te jete edhe me fat dhe te mos hasim probleme teknike gjate procesit", tha ai. Pritshmerite e kreut te PS-se, per kete proces numerimi, ishin qe ky proces te aplikohet edhe ne zgjedhjet e ardhshme, duke e sanksionuar ne Kodin Zgjedhor. Ai u shpreh se PS, ne kete menyre, jep nje shembull "te papare me pare, te transparences se votimit ne nje parti politike shqiptare, por dhe nje shembull te qarte per vleren e propozimit te tryezes se koalicionit tone, qe ne Kodin Zgjedhor te sanksionohet numerimi elektronik, si alternative e pare dhe rinumerimi manual, si opsion i hapur per cdo pale te interesuar per verifikime me sy", u shpreh Rama. Edhe pse numerimin e djeshem e ka cilesuar si nje prove me mjete rrethanore, Rama ka theksuar se ne zgjedhjet e ardhshme jane te gjitha mundesite per te aplikuar nje sistem te tille. "Teknologjia e fundit bashkekohore ofron mundesine e nje numerimi transparent dhe, edhe me te shpejte dhe te largimit perfundimisht te duarve te partive politike nga kutite dhe nga fletet e votimit. Keshtu mund te arrijme qysh ne zgjedhjet e ardhshme, pa asnje lloj pengese objektive, eliminimin e nje prej hallkave me te ndryshkura te zinxhirit te korrupsionit elektoral", tha Rama. Por propozimi i kreut te PS-se duhet te ndryshoje pas proves se djeshme, ku aparatura nuk arriti te numeronte as votat e anetareve te asamblese kombetare.
"Asambleja, karamele per te gjithe. Edhe elektronika ka Moral"
Deputeti Andis Harasani nuk i ka vleresuar pozitivisht zgjedhjet e fundit ne Asamblene Kombetare te PS-se. Pas prezantimit te kandidaturave nga Rama, kreu Harasani eshte larguar nga mbledhja. Pak me vone, ne rrjetin social "Facebook", Harasani deklaron se asambleja dha "karamele per te gjithe", duke nenkuptuar ndarjen e posteve dytesore per nje pjese te perfaqesuesve te PS-se. Por komenti i tij ne rrjetin social nuk do te mungonte dhe per votimin elektronik. "Edhe elektronika e ka nje minimum ndergjegjeje dhe morali", shkruan Harasani.