E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon marrëveshja ACR -minatorë

Nje nga pikat qe ka prishur negociatën mes palëve ishte kërkesa e minatorëve për heqjen nga puna te drejtorit te minierës. Dy dite afat kane kërkuar minatorët për te shqyrtuar qëndrimin kundër ACR-së ne lidhje me kërkesën për largimin e kreut te minierës ndërsa, për shtatë pikat e premtuara nder to investime ne miniere, rritje 20% te pagës përfaqësia e minatorëve ka rene dakord. Ndërkohë ne Bulqizë, ne ditën e trete te grevës se urisë minatorët janë vizituar nga deputeti socialist Sajmir Tahiri, kryetari i PSV 91 Petro Koçi dhe kreu i ish te përndjekurve Kurt Kola. Ata deklaruan edhe njëherë se përgjegjës për situatën ne minierën e Bulqizës është ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli. Por ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli është kundërpërgjigjur duke akuzuar liderin e opozitës Edi Rama se po e sulmon për qëllime politike, ndërsa e ftoi t’i drejtohet prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›