E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Të pezullohet Florenc Hoxha

Kërkesa me firme te prokurorit te çështjes Albert Demirneli është dorëzuar në gjykatën e Tiranës, nje dite me pare ndërsa pritet qe vendimi te jepet ne orën 10:00 ditës se enjte nga gjyqtarja e gatshme Rezarta Balliu. Ne kërkesën drejtuar gjykatës thuhet: Ekzistojnë dyshime të arsyeshme se personi nën hetim Florenc Hoxha ka konsumuar veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”. Nga ana e prokurorëve janë marrë deklarimet e dy të dëmtuarave, Anila Çobani dhe Etleva Duro si dhe është vendosur kryerja e akt-ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Në këto kushte, duke qenë se personi nën hetim ushtron një detyrë shtetërore dhe vepra penale është kryer në cilësinë e kësaj detyre, çmojmë të nevojshme që personi nën hetim të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve, bazuar në nenin 242 të kodit të procedurës penale. Kërkesa vjen pak dite pas padisë penale të dorëzuar në organin e akuzës nga dy ish-punonjëse të tatim-taksave në bashkinë e Tiranës Anila Çobani dhe Etleva Duro për ushtrim dhune ndaj tyre, akuze kjo qe vete punonjëset e mbështesin jo vetëm te dëshmitë, por edhe te nje video amatore qe beri shpejt xhiron e televizioneve. Prokuroria nisi verifikimet ne lidhje me pretendimet e ish-punonjëseve ndërkohe qe kësaj padie iu bashkëngjit edhe nje kundërpadi nga vete kreu i policisë bashkiake Hoxha, i cili i akuzonte dy punonjëset për ushtrim dhune dhe kundërshtim te punonjësve te policisë. Ne lidhje me ketë incident kane reaguar edhe këshilltaret e majte te bashkise se Tiranes. Menjëherë pas ngjarjes ata kërkuan mbledhjen e Këshillit bashkiak, duke iu referuar rregullores qe përcakton se mbledhjen jashtë radhe e kërkojnë 1/3 e anëtareve. Anëtaret socialiste akuzojnë kryetarin Njazi Kosovrasi se po shkel ligjin, pasi kane kaluar 15 dite nga kërkesa e tyre. Madje, sipas socialisteve, është shkelur qëllimisht edhe ajo pike e rregullores ku parashikohet mbledhja e këshillit 1 here ne muaj, pasi anëtaret e majte kane kërkuar informacion mbi dhunimin e dy punonjësve te tatim-taksave. Aldrin Dalipi, kryetar i grupit te këshilltareve socialiste i kontaktuar me telefon nga kryetari i këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti, sqaron se pavarësisht te drejtës qe ka për te thirrur mbledhjen, përcaktimi i datës behet edhe ne funksion te punëve të bashkise. Gjithashtu këshilltare te majte kane thirrur ne raport kryebashkiakun Lulzim Basha për ketë rast dhune, por Kosovrasti pretendon se është përgjigjur me një letër zyrtare, te cilën këshilltaret e majte deklarojnë se nuk iu ka mbërritur kurrë, ku sipas tij sqaron se thirrja e kryebashkiakut është e pabazuar ne ligj. Sipas Kosovrastit, kjo çështje nuk është ne kompetencën e Këshillit bashkiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›