E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, liria ekonomike në 2011-ën

Radhitja e vendeve me lirinë me te madhe ekonomike përllogaritet me nje sistem pikesh nga 1 ne 100, ku Shqipëria radhitet ne vendin e 70 nga 179 vende dhe rezulton me 64 pike, dy pike me pak se vitin e kaluar. Nga dhjete treguesit kryesore qe masin lirinë ekonomike te nje vendi, Shqipëria 9 prej tyre i ka ne rënie. Shqipëria ka 64 pike sa i përket lirisë ekonomike, duke bere qe te radhitet ne vendin e 70 ne indeksin e vitit 2011. Niveli i lirisë se ekonomisë shqiptare ka rene me 2 pike gjate vitit te kaluar, kjo për shkak te rënies se lirisë tregtare, lirisë se investimeve, lirisë nga korrupsioni, te punësimit dhe lirisë se shpenzimeve qeveritare. Shqipëria renditet ne vendin e 33 nga 43 vendet e kontinentit evropian. Gjithashtu ne komentin qe i behet ekonomisë se vendit nga ky indeks, del qe përsëri Shqipëria mbetet nje nga vendet me te varfra, edhe pas përpjekjeve për reforma politike dhe ekonomike qe nga viti 1992, pas rreth 50 vite regjimi komunist. Nga ana tjetër ish-guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Shkëlqim Cani, mendon se treguesit ekonomike te vendit janë ne rënie dhe se me ketë hap Shqipëria po shkon drejt kolapsit. Cani ve theksin tek masat urgjente qe duhen marre për te ulur shpenzimet qeveritare, korrupsionin si dhe për te lehtësuar barrën qe bie direkt mbi qytetaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›