E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e shqiptareve te Preshevës

Protestuesit nisen marshin e tyre nga gjimnazi “Skënderbeu” për te përfunduar përpara ndërtesës se trupit koordinues duke brohoritur: “Boll me”, dhe “Stop diskriminimit te shqiptareve ne Luginën e Preshevës”. Protestuesit kërkojnë nga Bashkimi Evropian dhe ShBA nisjen e bisedimeve mes përfaqësuesve shqiptare te Luginës dhe palës serbe për te përmirësuar te drejtat dhe liritë e shqiptareve ne Luginën e Preshevës. Protestuesit kërkojnë çarmatimin e rajonit te Luginës se Preshevës nga xhandarmeria serbe, qarkullimin e lire te mallrave dhe njerëzve, ne drejtim te Maqedonisë dhe Kosovës si dhe lejimin e teksteve mësimore, sipas plan-programit qe mbron kulturën kombëtare shqipe. Mosnjohja e diplomave te studenteve, te cilët kane mbaruar universitetin ne Prishtine, edhe pse u diskutua ne raundin e pare te bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është zbatuar ende ne praktike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›