E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon marrëveshja ACR-minatorë

Një nga pikat qe ka prishur negociatën mes palëve ishte kërkesa e minatorëve për heqjen nga puna te drejtorit te minierës. 2 dite afat i ka lënë kompania austriake minatorëve për te shqyrtuar kërkesën e largimit te kreut te minierës. Ndërsa për 7 pikat e premtuara nder to investime ne miniere, rritje 20% te pagës dhe pagesën për ditët e grevës përfaqësia e minatorëve ka rene dakord. Ndërkohë ne Bulqizë, ne ditën e trete te grevës se urisë minatorët janë vizituar nga deputeti socialist Saimir Tahiri, kryetari i PSV 91 Petro Koci dhe kreu i ish te përndjekurve Kurt Kola. Ata deklaruan edhe njëherë se përgjegjës për situatën ne minierën e Bulqizës është ish-ministri i ekonomisë Genc Ruli. Por Ruli është kundërpërgjigjur duke akuzuar liderin e opozitës Edi Rama se po e sulmon për qëllime politike, ndërsa e ftoi ti drejtohet prokurorisë. Ne ditën e trete te grevës se urisë tek minatorët kane filluar shqetësimet shëndetësore.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›