E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli i kundërpërgjigjet Ramës: Akuzat për minierën e Bulqizës, flluska sapuni si ligësia me skupin e Griseldës

21-09-2011 / Gazeta 55

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka reaguar sot në lidhje me akuzat e kreut të opozitës Edi Rama për koncensionet në minierën e Bulqizës. Në një konferencë për shtyp, ministri Ruli i ka cilësuar akuzat ndaj tij si flluskë e ngjashme me skupin e Griseldës, që sipas tij nuk ndryshon as nga ligësia dhe as nga paturpësia me të cilën u shfrytëzua. Duke ka theksuar se korrupsioni nuk luftohet me mllef dhe skandale të sajuara, por me hetime serioze, që i besohen institucioneve.
“Rama i ka mundësitë t`i shfrytëzojë, por ai nuk ka motiv se ka historikun e tij në marrëdhëniet e tij me drejtësinë, kur atë e mbërtheu paniku për skandalet e bëra në bashki dhe në vend të jepte shpjegime në komision, këndonte, apo kur e shndërroi në bunker bashkinë për të asgjesuar provat dhe manipuluar shkreat dokumentare”- tha ai.
Ruli i ka kujtuar Ramës se ai ka ardhur në politikë jo si individ i dështuar në profesion, por me reputacion të konfirmuar. “Edi Rama është udhëheqësi më i dobët i opozitës që ka krijuar tipar unik, këdo që sheh si shkaktar të humbjes e konsideron armik”- tha Ruli, ndërsa i ka cilësuar akuzat si mllef për humbjen e bujshme të njësisë 5 në zgjedhjet lokale, njësi që Ruli e kishte në patronazh.
Ai ka theksuar më tej se Rama ka hyrë në një rrugë të pashpresë që e cilëson kurs të ri por që sipas Rulit nuk ka asgjë të re por vetëm kapuçin e zi në kokë. “Je nisur drejt dështimit o politikan. Qoftë i fundit që të çlirohet edhe Partia Socialiste dhe politika shqiptare”- ka përfunduar Ruli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›