Shpërthim ne Ankara, tre te vdekur
Sipas autoriteteve, një mjet i parkuar ne nje rruge te populluar ne lagjen “Kizilay” u hodh ne ere, duke shkaktuar me pas edhe një zjarr te madh ne zone. Fillimisht zv/kryeministri kishte deklaruar se ne ngjarje nuk kishte viktima, por vetëm te plagosur. Ministri i Brendshëm deklaroi gjithashtu se me shume mundësi behet fjale për një sulm terrorist, duke drejtuar gishtin nga ekstremistet kurdë.