Rrëmbehet bosi i jahteve dhe trageteve në Greqi
Autori i Lajmit: red.
Tre persona të armatosur kanë rrëmbyer dje një nga manjatët më të mëdhenj të flotës detare greke. 74-vjeçari Periklis Panagopulos është rrëmbyer së bashku me shoferin e tij mëngjesin e së hënës në zonën periferike të Kavurit në periferi të Athinës. Autoritetet e policisë bëjnë të ditur se shoferi më pas është lënë i lirë. Panagopulos, i cili është pronar i disa anijeve turistike dhe tragetesh Super Fast Ferris, konsiderohet si patriarku i shoqërive turistike dhe transportit detar. Sipas policies, e cila i referohet medias greke, rrëmbyesit ishin tre persona me maska që pasi kishin thyer xhamin e makinës së 74-vjeçarit dhe nën kërcënimin e armës, e kishin marrë atë me vete. Autoritetet e policisë bëjnë të ditur se shoferi më pas është lënë i lirë. Madje, një dëshmitar kyç i këtij rrëmbimi ka qenë dhe një shqiptar, i cili ka deklaruar se ka parë tre personat, të cilët kanë dalë nga një makinë, kanë kërcënuar me dy pistoleta dhe një automatik Panagopulosin dhe shoferin e tij. Ai vazhdoi më tej duke shtuar se rrëmbyesit i vunë prangat dhe e futën në automjetin e tyre. Policia ka nisur një operacion të gjerë për të zbuluar rrëmbyesit dhe vendndodhjen e biznesmenit të fuqishëm grek. Ky është rrëmbimi i dytë brenda pak muajsh në Greqi, pas rrëmbimit të një biznesmeni tjetër nga Selaniku.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009