E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zgjedhjet të bekuara. I nderuar që Rama nuk i njeh!

LEZHE-Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar maksimalisht sot zgjedhjet e 28 Qershorit duke i konsideruar ato si arritja më e madhe në karrierën e tij politike.

I ndodhur sot në Kuvendin e Partisë Demokratike në Lezhë, Kryeministri Sali Berisha vlerësoi se standarett ne zgjedhje jane trashegimia qe po ju lihet shqiptareve. “Ne ja dolëm të votojmë me dinjitetin më të madh të kohës sotme. Kjo eshte trashëgimia më e shkëlqyer që ju lëmë shqiptarëve. Ne duhet te jemi krenare për këtë. Zgjedhjet e 28 Qershorit janë arritja me e madhe ne karrierën time”, tha Berisha në fjalën e tij.
Sipas tij, arrije është dhe fakti që zgjedhjet i firmosi edhe opozita me komisionerët e vet. “Ne duhet të jemi fatlume se zgjedhjet tona për herë të parë i ka firmosur opozita, me 20 mijë komisionerët e vet socialist të ndershëm. Prandaj janë zgjedhjet më të bekuara”, vazhdoi Berisha.

Mosnjohja që PS po i bën zgjedhjeve duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e punës në Kuvend, për kryeministrin nuk përbën asnjë problem. Duke iu drejtuar në distancë kreut të socialistëve, Edi Rama, Berisha tha se mosnjohja e zgjedhjeve vjen nga mendësia e diktatorit Enver Hoxha dhe se kjo vetëm sa e nderon kryeministrin në detyrë. “Të them dy fjale zoti Rama, mosnjohja e zgjedhjeve nga ty vetëm na nderon. Kurrë mos i njih”
“Ti ke lustruar bustet e Enverit tërë fëmijerine tende, e ke të rrënjosur, kjo është mendësia e bllokmenit, kurse frymëzimi që e shtyn është mafia”, tha mes të tjerash Berisha.

Berisha dhe Rama prej ditësh po i delegojnë akuza personale nëpërmjet medias njëri-tjetrit. Vetëm një ditë më parë Berisha e cilësoi Ramën kryemafioz dhe imoral. Kurse Rama në distancë e quajti Berishën si shërbëtor të diktaturës komuniste.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›