E Diel, 1 Nëntor 2026

Virozat mbushin spitalet e bebeve

Qindra femije te porsalindur dhe deri ne 4 vjec jane prekur nga virozat e stines se vjeshtes, te cilat ne fakt kane nisur qe me ikjen e sezonit te veres. Vetem ne nje dite, numri i pacienteve te vegjel, qe paraqiten ne spitalin e tyre te posacem i kalon 70 vete ne dite. Mjeket i keshillojne prinderit qe te tregojne kujdes ne ushqyerjen e femijeve, por edhe ne veshjen e tyre jo shume trashe, pasi nje gje e tille do te jepte efektin e padeshiruar te ftohjes se tyre.

Virozat

Ditet e fundit mjeket jane perballur me nje fluks pacientesh, te cilet jane prekur nga virozat e stines. Keshtu cdo mjek perballet me 3 deri ne 5 raste me shume ne dite se mesatarja normale, nderkohe qe nje poliklinike ka deri ne 3 mjeke te nje specialiteti, te cilet kurojne mbi 15 paciente ne dite. "Rreth 80 per qind e rasteve te cilat ne vizitojme gjate ketyre tre diteve te fundit jane femije, te cilet kane probleme me virozen e stines dhe gjendjet gripale", pohon nje mjeke pediatre e Poliklinikes 1. Sipas saj, kjo situate ka qene e pritshme per vete faktin se ndryshimi i temperaturave ka qene i menjehershem dhe duket se simptomat vazhdojne edhe tani qe moti ka qene i qendrueshem. Keto ndryshime jane shoqeruar me gjendjen gripale, e cila ka rrufe dhe temperature. Per temperaturen deri ne 38 gradet,, mjeket keshillojne pirjen e tre apo kater paracetamoleve, por nese kjo temperature trupore kalohet atehere lypset perdorimi i antibiotikeve. Mjeket sugjerojne qe te semuret te perdorin sa me shume avuj dhe te qendrojne gjate ne dush. Ndersa per ushqimin, ai keshillohet te jete me vitamina dhe kryesisht supa. "Ne lidhje me ushqimin, zakonisht femijet kur jane te semure refuzojne te hane. Nuk duhet ta detyroni, me kryesore eshte te pije shume lengje, si uje dhe lengje frutash, qe te kompensohet humbja per shkak te temperatures se larte dhe prodhimit te mukusit", pohojne mjeket.

Keshillat

Pervec keshilles se perdorimit te vaksines anti-grip edhe mjeket japin keshillat qe gjendjet gripale te kalojne sa me shpejt. "Keshilla kryesore eshte kufizimi i kontakteve, sidomos ne ambientet kolektive si kopshte dhe cerdhe, dhe qendra te punes sepse virusi eshte ngjites. Antibiotiket duhet te merren vetem ne rastet e komplikacioneve, vitamina-terapite si dhe qetesuesit e kolles" pohojne mjeket. Ata tregojne se personat qe kane filluar te ndiejne shqetesimet e virozave te stines, duhet te pine sa me shume lengje dhe te hane gjera te ngrohta, per shembull supe. Ndersa keshillohet qe kjo e fundit te shoqerohet me shume leng limon. Po keshtu, mjeket drejtojne edhe keshilla per menyren e te veshurit. "Nuk duhet te visheni trashe. Mundesisht nje veshje mesatare, me rroba te perbera nga pambuku. Rrobat e leshta dhe sintetike pengojne ne maksimum ajrosjen", shpjegojne ata. Ne kete kontekst, mjeket specialiste shprehen se me uljen e temperaturave, gjithnje vihet re nje rritje e numrit te pacienteve qe kane probleme shendetesore, te cilat jane kryesisht ato gripale. Ne shumicen e rasteve jane bronkopneumonite, kolle te thate, gjendje rrufe, temperature te larte dhe shume rralle jane rastet me bronkite", pohojne ata. Mesohet se shkaktar kryesor i gjithe ketyre problemeve shendetesore, mbetet ndryshimi i menjehershem i temperaturave, pa periudha "te mesme".

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›