Deshton procesi i masakres se Cerrikut
Tirane - Procesi gjyqesor ne ngarkim te nente te pandehurve te akuzuar per masakren e Cerrikut ka deshtuar serish dje. Shkak eshte bere mungesa e avokateve mbrojtes te se pandehurve. Prokurori i ceshtjes Anton Martini i ka kerkuar togave te zeza t'i kerkojne Dhomes se Avokatise, si dhe Ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, te marre mase disiplinore per avokatet mbrojtes te cilet jane bere shkaktare, te shtyrjeve te here pas hershme procesi gjyqesor. Akuza ka sqaruar trupin gjykues se per faj te avokateve seancat kane deshtuar disa here dhe kjo gje nuk mund te tolerohej me. Trupi gjykuese i kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi, ka paralajmeruar avokatet qe te jene korrekte ne cdo seance gjyqesore. Seanca e djeshme eshte shtyre per javen e ardhshme. Nente te pandehurit e kesaj ceshtjeje jane Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuara" ndaj punonjesve te policise dhe ushtarakeve gjate detyres.