Akuzohet per vrasje, 24 vjet burg per Bardhyl Rustemin
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 24 vjet heqje lirie 25 vjecarin e akuzuar per vepren penale te "vrasjes me paramendim". Togat e zezat kryesuara nga gjyqtari Ardit Mustafaj e kane shpallur fajtor per here te dyte te pandehurin Bardhyl Rustemi. Ai akuzohet per vrasjen e Lec Manjishtes ne Shkoder. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda i pandehuri e ka kryer krimin per motive te hakmarrjes. Sipas prokurorit, i pandehuri me date 12 janar te vitit 2003, ne rrugen "Martin Barleti" te Shkodres, ka qelluar me 14 plumba Lec Manishten, se bashku me shokun e tij, Sokol Selmani. Diten e ngjarjes viktima se bashku me shokun e tij ishin duke udhetuar me makine, kur jane qelluar me bresheri armesh. Per pasoje, 14 plumbat e shkrehur lane te vdekur Manishten, nderkohe qe u plagos Selmani. Dy seanca me para prokurori i ceshtjes Anton Martini i ka kerkuar gjykates shpalljen e tij fajtor dhe denimin me 24 vjet heqje lirie. Ky i pandehur eshte denuar njehere nga Gjykata e Shkalles se Pare, por vendimi eshte prishur nga gjyqtaret e Shkalles se Dyte dhe Gjykata e Larte, te cilet e kane kthyer per rigjykim ceshtjen.