E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: Ja abuzimet e Farkes

Kontrolli i Larte i Shtetit zbardh skandalin me pronat dhe trojet e komunes Kashar. Denoncohet ne prokurori Keshilli i Rregullimit te Territorit, kryetari dhe ish-kryetari i komunes Farke, drejtori i Urbanistikes, juristet, tekniket dhe inxhinieret. Jane te pakten 20 persona qe do te pergjigjen per miratimin e 447 kerkesave per leje ndertimi, nga te cilat 190 jane sheshe ndertimi per pallatet, 173 leje ndertimi dhe mbi 80 te ndryshme. Drejtuesit e komunes akuzohen per shkelje te rregullave te vendosura nga Keshilli i Ministrave dhe kalimin e kerkesave pa u shqyrtuar e miratuar nga KKRRTSH-ja. Siperfaqe te tera, te pakten 15 hektare, rezultojne te transformuara ne godina shumekateshe me te pakten 100 firma perfituese te ketyre lejeve. Nga Farka ne Bathore, nga Selita, ne Sauk, zonat me te lakmuara ku vija e verdhe nuk eshte respektuar, jane dhene me shume nga c'duhej siperfaqe per shfrytezim dhe nuk jane respektuar planet dhe studimet pjesore urbanistike dhe ato te ambientit. Jo vetem kaq, por edhe miratime nga komuna pa kerkesen e vete pronareve te trojeve, por nga subjektet private te interesuara, duke shkelur hapur ligjin per Urbanistiken. Te gjitha keto shkelje jane te referuara ne raportin me te fundit te Kontrollit te Larte te Shtetit, i cili i eshte derguar instancave me te larta per vleresim dhe venie ne dijeni.

Kontrolli

Jane dashur mese kater muaj per te perfunduar kete kontroll te iniciuar pas ankesave te shumta te banoreve per zaptime trojesh. Me pare edhe prokuroria kishte nisur nje investigim te tille, kurse Sherbimi i Auditit te Brendshem kishte derguar inspektore per verifikim ne komunen e Farkes. Lajmi per perfundimin e kontrollit konfirmohet edhe nga Zedhenesi i KLSH-se, Edvin Morava, i cili thote se ky dokument i perfunduar i eshte derguar drejtuesve me te larte te shtetit. Mesohet se raporti per Farken gjendet ne duart e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, kryeministrit, Sali Berisha dhe Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama. Nje grup inspektoresh te KLSH-se kane nisur kontrollin qe prej muajit dhjetor te vitit 2007 dhe kane perfunduar ne muajin mars te vitit 2008. Per mese pese muaj jane pergatitur vleresimet dhe konstatuar shkeljet, duke perfunduar edhe projekt-raportin ne veren e ketij viti. Pas marrjes se observacioneve eshte bere dhe nje rivleresim perfundimtar dhe disa dite me pare i eshte dhene dora me e fundit. Burime zyrtare thane se periudha e kontrollit ne Farke perfshin aktivitetin e pergjithshem financiar dhe ligjor, ne vecanti ate te fushes Urbanistike per 2005-2007.

Abuzimet

Firma nga me te njohurat ne fushen e ndertimit kane perfituar nga vendimet e KRRT-se se komunes Farke dhe Keshilli Teknik i ketij institucioni. Mijera metra katrore te leshuar per ndertime pallatesh, pa marre parasysh kriteret ligjore, hapesirat e studimeve teknike e planimetrite e miratuara qe para viteve 90-te. Madje edhe perllogaritjet e siperfaqeve te ndara mesohet se dalin rreth 200 hektare me pak, nderkohe qe nuk eshte bere mire matja dhe leshimi i territoreve. Kjo menyre ka shkaktuar edhe reagimin e banoreve, pasi per pasoje kane ndodhur mbivendosjet e trojeve, tjetersimet dhe nderhyrje te paligjshme. Nuk jane respektuar kriteret per studimet e pjesshme mjedisore, duke sjelle nje rremuje te vertete ne Zyren Urbanistikes ne Farke. Numerohen te pakten 100 firma te njohura te fushes se ndertimit qe kane perfituar sheshe e leje, kurse 20 zyrtare e ish zyrtare do te japin llogari per keto veprime sipas raportit perfundimtar. Ish-kryetari dhe kryetari i komunes, se bashku me sektorin e Urbanistikes dhe Keshillin e Rregullimit te Territorit jane denoncuar ne prokurori per shperdorim detyre.

Per vitin 2005 jane dhene 17 leje e sheshe ndertimi nga KKRT-ja e komunes jashte vijave kufizuese te ndertimit (vija e verdhe) e fshatit, jashte parashikimit te planeve rregulluese.

Shkelje ne Studimet Rajonale Mjedisore te zones Selite-Sauk, Farke-Lunder, Mullet-Petrele me siperfaqe 15 ha.

Studime urbanistike pjesore zones nr. 6, Selite-Garunje, zones nr. 5, Mjull-Bathore, qe s'jane miratuar nga KRRTRSH-ja, por gjenden ne sekretari,por as KKRT dhe Keshilli Teknik nuk kane miratuar studime pjesore per lejet e miratuara.

Janar-dhjetor 2005, jane zhvilluar 10 mbledhje te KRRT-se dhe shqyrtuar 207 kerkesa, jane miratuar 99 leje sheshe ndertimi, 86 leje ndertimi dhe 22 te ndryshme

Janar-dhjetor 2006, jane zhvilluar 8 mbledhje te KRRT-se, jane shqyrtuar 169 kerkesa dhe miratuar 77 leje sheshe ndertimi, 61 leje ndertimi dhe 31 te ndryshme

Janar-dhjetor 2007, jane zhvilluar 4 mbledhje te KRRT-se, jane shqyrtuar gjithsej 71 kerkesa, 14 leje sheshe ndertimi, 26 leje ndertimi dhe 31 te ndryshme

2005-2007

447 kerkesa te miratuara

190 leje sheshe ndertimi (pallate)

173 leje ndertimi

84 te ndryshme

Per vitin 2005

Ne 81 raste KRRT-ja ka shqyrtuar e miratuar kerkesat per leje e sheshe ndertimi pa pasur nje plan urbanistik mjedisor rajonal

Ne 14 raste jane miratuar nga KRRT-ja sheshe e leje ndertimi jashte vijave kufizuese te fshatit pa plan urbanistik

Ne 34 raste, Drejtoria e Urbanistikes ka pranuar kerkesa per miratim te destinacionit funksional nga subjekte private dhe jo nga pronaret e truallit

Ne disa raste jane pranuar dhe shqyrtuar kerkesat ne mbledhje te KRRT-se, pa pasur plane urbanistike e studime, pasi eshte KRRT-ja e qarkut qe i vlereson dhe miraton.

Subjekteve private u jane dhene 8 leje ndertimi jashte kritereve te percaktuara dhe koeficientit te shfrytezimit te territorit, apo pa plane urbanistike. Jane shtate firma ndertimi qe kane perfituar ndertime kompleksesh. Dy subjekte kane pasur observacione.

Per vitin 2006

Te gjitha lejet e ndertimit nuk kane te bashkangjitur planin urbanistik pjesor.

Ne 21 raste jane miratuar leje ndertimi me koeficient shfrytezimi te sheshit te ndertimit me i madh se ai i percaktuar ne studim. Jane 22 firma ndertimi qe kane perfituar siperfaqe jashte kritereve.

Ne 9 raste jane miratuar leje ndertimi per objekte 4-5 kate, ku siperfaqet rezultojne me te medha nga te caktuarat.

Ne 3 raste, Zyra e Urbanistikes ka pranuar kerkesa per miratim te destinacionit funksional jo nga pronaret e truallit, por nga firmat e ndertimit.

Ne dy raste, ne dosjet e objekteve, nuk ndodhej dokumenti per pelqimin mjedisor.

Ne 4 raste jane miratuar projektet e ndertimit te objekteve nga Zyra e Urbanistikes, me vlere te preventuar te investimit mbi 100 milione leke, pa bere me pare oponencen teknike per projektin e ndertimit te objektit.

Per vitin 2007

Ne 25 lejet e ndertimit te shqyrtuara dhe miratuara nga Keshilli Teknik dhe KRRT-ja per vitin 2007, nuk kane te hartuar dhe miratuar studimin urbanistik pjesor, por vetem planimetrine.

Ne nje rast eshte miratuar leje ndertimi me koeficient shfrytezimi te sheshit te ndertimit me te madh se i percaktuar ne studim.

Ne 17 raste sheshi i ndertimit eshte miratuar aq sa eshte prona, pa e zhveshur pronen nga elementet e infrastruktures.

Te denoncuar:

Kryetari dhe ish kryetari i komunes Farke

Drejtori dhe ish drejtori i Urbanistikes

Juristi i komunes

Pergjegjesi i Kadastres

Tre anetare te Keshillit Komunal

Inxhinieri

Arkitekti

Perfaqesuesi i shoqates se ndertuesve

Specialisti i fushes (te gjithe edhe si anetare te KRRT-se se Farkes)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›