Vrasja per nje femer, 36 vjet burg dy te pandehurve
Tirane - Dy djem te cilet per motive xhelozie, i moren jeten nje moshatari te tyre jane denuar dje nga Gjykata e Tiranes me 36 vjet heqje lirie. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bledar Abdullai, ka shpallur dje fajtor Erjon Shinin, 22 vjec dhe e ka denuar ate me 20 vjet heqje lirie. Ndersa bashkepunetorin e tij Luan Ymeraj, 22 vjec, gjykata e ka denuar me 16 vjet heqje lirie. Dy te pandehurit perpara se te njiheshin me vendimin e tyre kane dhene dhe deklarimet e tyre perfundimtare. Shini, i cili ka marre persiper dhe autoresine e krimit, i ka kerkuar gjykates nje denim me te bute se ai i kerkuar nga ana e prokurorit. I pandehuri ka bere me dije se nuk ka dashur ta vrase Islamin, por vetem ta rrihte ate pasi sa here qe ishin perballur me njerit-tjetrin viktima e kishte qelluar.
Ndersa ne deklarimet e tij perfundimtare Ymeraj i ka kerkuar pafajesine trupit gjykues. Ne deklarimin e tij, 22 vjecari i ka bere me dije gjykates se ai nuk ka marre pjese ne krimin, por vetem kishte vene ne dijeni Shinin qe viktima ishte duke kaluar ne ato momente para lokalit ne te cilen keta te fundit ndodheshin. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes dy te pandehurit akuzohen per vrasjen ne bashkepunim te viktimes Denis Islamit, ngjarje kjo e ndodhur ne 11 gusht te vitit te kaluar. Sipas hetimeve ka rezultuar se viktima dhe i pandehuri Shini kishin pasur konflikte, per nje vajze e cila dikur kishte qene e dashura e viktimes. Shini kishte pasur nje inat te vjeter me viktimen Denis Islami ne lidhje me vajzen 18-vjecare, maturante ne gjimnazin "Partizani". Me adoleshenten, Denisi kishte lidhje sentimentale, por aludohej se ajo, ne te njejten kohe mbante raporte intime edhe me Shinin. Per kete shkak, dy te rinjte sa here qe perballeshin me njeri-tjetrin nisnin te konfiktoheshin. Diten e ngjarjes, sipas prokurorise, viktima ishte duke kaluar prane vendit te quajtur "Selvia" ne kryeqytet, kur i pandehuri Ymeraj ka lajmeruar te pandehurin Shini. Ky i fundit sipas hetimeve ka dale nga lokali dhe pasi ka nisur te konfliktohet me viktimen e ka qelluar me thike ne qafe, ndersa ai ishte i pambrojtur. Islami edhe pse eshte derguar ne spital nuk ka mundur dot te shpetoje si pasoje e humbjes se gjakut. Dy seanca me para prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates, shpalljen e dy te pandehurve fajtore dhe denimin e tyre me 20 vjet per Shinin dhe 16 vjet heqje lirie per bashkepunetorin e tij Ymeraj, vite denimi te dhena dje nga ana e gjykates. Dy te pandehurit akuzoheshin se kane kryer vepren penale te "vrasjes me dashje" e kryer ne bashkepunim.
R. Caushaj