Vrasje per gjakmarrje, vjen i denuari Dosti
TIRANE - I denuar per vrasje me 15 vjet burg, ekstradohet nga Italia. Nje dite me pare 36-vjecar nga Fieri Adriatik Dosti, i denuar per vrasje, eshte sjelle dje me pranga ne duar per te vuajtur denimin. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Shtetit thane gjate dites se djeshme se, Interpol Tirana, ne bashkepunim me Interpol Roma, ekstraduan nga Italia shtetasin Adriatik Dosti, 36 vjec, lindur ne Kallem te Madh, Fier, i denuar nga Gjykata e Fierit me 15 vjet heqje lirie, per vepren penale "vrasje me paramendim, e kryer ne bashkepunim". Burimet zyrtare thane se ngjarja per te cilen akuzohet Dosti ka ndodhur ne 26 mars te vitit 1997, ne fshatin Kallm te rrethit te Fierit, kur ai ne bashkepunim me tre persona te tjere, vrau per motive gjakmarrje, Namik Hazizi. Vrasjet kishin filluar per vjedhjen e nje lope ne fshatin Kallm. Ka qene viti 1997, ku si pasoje e nje grindjeje ka gjetur vdekjen Hazizi. Vrasje u krye ne bashkepunim nga Mevlut Buzi 54 vjec, Adriatik Dosti 33 vjec, Hasan Buzi 51 vjec dhe Petrit Buzi 32 vjec, qe te kater banues ne Kallm i Madh te Fierit. Gjykata lokale pas shume seancash ka vendosur qe te denoje Dostin me 15 vjet burg. Pikerisht pas ketij vendimi ai u shpall ne kerkim nderkombetar dhe u soll dje me pranga nga Roma, Itali. A. Cena