E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon protokolli i shtetit të Kosovës

E plotësuar --------

Poashtu dje Policia e Kosovës ka kërkuar listën e mysafirëve nga stafi i hotelit “Swiss Diamond” , meqenëse stafi ka qenë i vendosur për të mos ua dhënë listën Policisë kjo e fundit ka përdorë edhe kërcenime ndaj stafit.
Burime të Indeksonline mësojnë se më vonë komandantët e Policisë kanë kërkuar falje te stafi i hotelit për sjelljen e policëve të tyre.


Me ftesë të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, presidenti kroat Ivo Josipoviq ka ardhur sot në Kosovë në një vizitë tre ditëshe.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia sot ka bllokuar tërë qytetin dhe nuk e ka bërë punën e duhur për të krijuar rend dhe ligj me rastin e kësaj vizite.

“Në Prishtinë sot ka pasur kolona tepër të gjata si dhe komplikime të mëdha në trafik, Policia e Kosovës ishte përcjellëse e ngjarjes por ka dështuar në punën e saj” ,   tha një qytetar i rastit për Indeksonline.

Mësohet se ka pasur madje edhe mosmarrëveshje mes Policisë së Kosovës gjatë detyrës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›