Gjermania s’e kushtëzon më Serbinë me Kosovën?

Gjermania ka hequr dorë nga kushtëzimi i Serbisë po qe se zgjedhjet lokale në veri kalojnë në përputhje me pritjet dhe marrëveshjet e deritashme dhe se negociatat e Serbisë me Be mund të fillojnë edhe para janarit, me siguri më 20 dhjetor, shkruan sot Blic, duke u bazuar, siç thotë, në burimet e veta .
- Serbia do të marrë dhuratë para Kërshëndellave sepse kancelarja Merkel dhe ekipi i saj janë të kënaqur me mënyrën se si po përmbushen kushtet për Kosovën.
Burimi i “Blic” thekson se Berlini nuk do të insistojë më në “kërkesat strikte joreale për shpërbërjen e të gjitha institucioneve paralele të shtetit të Serbisë deri në fund të vitit dhe se lidhur me këtë çështje kriteret janë zbutur dhe janë bërë. Po ashtu nuk përmendet më marrëveshja për marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore që e kishin vënë kusht parlamentarët gjermanë”.
“Blic” merr vesh se parlamentarë gjermanë në javën e ardhshme vizitojnë Prishtinën e Beogradin për të sjellë mesazhe pozitive dhe shton se për negociata me BE nuk është i vetmi kusht Kosova. /Indeksonline/