E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Lehtë kundër Qemajlit, nuk na duhet as balotazhi

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, thonë se nuk u bënë përshtypje se çfarë kandidatë për kryetar nxjerrin subjektet tjera politike, sepse janë të bindur në fitore të sigurt të kandidatit të tyre, por se duke u ndërlidhur me kandidaturën që nxori partia në pushtet, kanë thënë se atë e kanë shumë lehtë ta mundin sepse është përgjegjësi i drejtpërdrejt i të gjitha të këqijave që i kanë ndodh Gjilanin me këtë qeverisje aktuale.

Ismajl Kurteshi, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar komune ka thënë për 2lonline se kandidaturat tjera janë çështje e subjekteve tjera politike, por se karshi tyre Vetëvendosje do ta fitojë Gjilanin dhe këtu s’ka dilemë.

Por, duke iu referuar asaj se Partia në pushtet, PDK-ja nxori të njëjtin kandidat , kryetarin aktual Qemajl Mustafën, Kurteshi i Vetëvendosjes vlerëson se kundër tij nuk do ti duhet as balotazhi sepse lehtë është për ta mundur, për arsye se ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i të gjitha të këqijave që i kanë ndodh Gjilanit dhe qytetarit të saj.

“Kandidimi i të njëjtit kandidat për herë të tretë është tregues se PDK, partia në pushtet, nuk është e interesuar për të bërë ndryshime, por për të vazhduar avazin e vjetër të keqqeverisjes, korrupsionit, nepotizmit, keqmenaxhimit të parasë publike e çka jo tjetër”, ka thënë Kurteshi, për të shtuar se, edhe ata qytetarë të cilët kanë pritur ndryshime në PDK, e ndryshime në komunë, tani e kanë lehtë të përcaktohen për Vetëvendosje e cila është e vetmja në gjendje për të nxjerrë Gjilani nga kjo gjendje e rëndë në të cilën ndodhet për faj të partisë në pushtet dhe kryetarit të komunës.

Përndryshe, kur jemi te gara tjetër, ajo për këshilltarë komunal, Kurteshi i Vetëvendosjes ka thënë se në bazë të analizës që e kanë bërë, sigurt do të fitojnë gati gjysmën e ulëseve në asamblenë komunale. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›