E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, operacioni “Pashkët”, kapen 307 kg drogë

Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Pashkët” ka bërë të mundur sekuestrimin e 307 kg marijuanë ndërsa janë arrestuar edhe 3 persona. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Marjeljan Alinani 35 vjeç, Artur Shukulli 38 vjeç dhe Indrit Alinani 22 vjeç ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë, ku dy prej tyre janë nga fshati Lazarat dhe 4 nga fshati Rusan i Delvinës.
 

Sipas policisë këta persona po transportonin lëndën narkotike dhe ishin ndarë në grupe, me qëllim që të kontrollonin rrugët dhe të lajmëronin njëri-tjetrin për çdo problem që mund t`u dilte gjatë transportit. Ata pasi kanë parë policinë që po lëviste në drejtim të malit të Sopotit kanë marrrë çantat me krah dhe kanë vijuar lëvizjen me shpejtësi për në drejtim të fshatit Rusan të rrethit Delvinë.
Policia pas ndjekjes së tyre ka bërë të mundur kapjen e dy shtetasëve si dhe sekuestrimin e katër çantave të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike në malin e Sopotit.
 

Operacioni i zhvilluar nga Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka vijuar disa orë ku rreth orës 23.30 , është bërë e mundur që në një ndërtesë të braktisur në fshatin Rusan të rrethit të Delvinës të gjendej sasisa tjetër e lëndës narkotike si dhe arrestimi në flagrancë i një tjetër shtetasi që ruante lëndën narkotike dhe konkretisht në këtë ndërtesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 çanta të tjera të mbushura me pako me lëndë narkotike. Sipas policisë gjithësej gjatë operacionit u sekuestruan 10 çanta shpine, të mbushura me pako me lëndë narkotike.

Sipas policisë këta persona vepronin në grup të mirorganizuar me aktivitet kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›